• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Rrugët mundet, por zgjedhjet nuk i bllokon kurrë Lulzim
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Rrugët mundet, por zgjedhjet nuk i bllokon kurrë Lulzim

April 25th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike e opozitës së vjetër, i është kthyer sërish avazit të bllokimit të rrugëve, dhe kjo ngjau (duket si rastësi) fill pas daljes në skenën politike të partisë së re opozitare “Bindja Demokratike”. Kjo pasi “bllokimi rrugëve” dukej sikur ishte harruar nga SHQUP-i.

E habitshme, se si Lulzim Basha dhe shpura e tij ka reaguar dhe “thumbuar” qysh ditën e parë me fjalë por edhe me bllokime rrugësh jo qeverisjen Rama, por “Bindja Demokratike”. Duket si një kërshëri inatçore e një partie, e cila po shikon se si po i mbyte “gjemia me federalë” dhe turret tek rrugët për të dalë. Me bllokimin sërish të akseve rrugore , opozita e vjetër tregoi se e vetmja “gozhdë” e cila ka mbetur pa shkulur nga SHQUP-i, është pikërisht mentaliteti provincial dhe dëshpërues që ka zaptuar kupolën e saj drejtuese.

Pavarsisht kësaj, pavarsisht cic-miceve me “ultimatume” se “nuk bëhen zgjedhjet pa ne, nuk do të lejojmë të bëhen zgjedhje në 30 qershor”, duket se rruga e vetme dhe e fundit e koalicionit humbës, mbetet bllokimi i përkohshëm i akseve nacionale, dhe jo idetë rracionale se si mund të zgjidhet kriza e shpallur prej tyre. Rrugët edhe mund ti bllokoni qoftë përkohosisht, por zgjedhjet nuk i bllokoni dot kurrë Lulzim, Monika dhe prapavija juaj.

Nuk i bllokoni kurrë sepse zgjedhjet janë të shqiptarëve jo të shquparëve dhe lësiarëve, nuk i bllokoni kurrë sepse shteti ligjor ka nisur rrugëtimin e pandalshëm pavarsisht se ju guxuat ta bllokoni reformën në drejtësi. Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, edhe sikur Lulzimi, Monika, Fatmiri, Dashi , Vangjeli, Shpëtimi dhe Agroni të dalin duke uluritur mes Tiranës.

Opozita e vjetër, prej të martës, është në një krizë të thellë nervore pasi “Bindja Demokratike” tashmë u kthye në makthin e saj kryesor duke e harruar disi Ramën. Shqipëria ka disa muaj që bëhet pis nga sharjet, shpifjet, shpikjet, akuzat dhe denoncimet e montazhierëve të Lulzimit dhe Monikës, ka disa muaj që opozita e vjetër krejtësisht e sforcuar nga dëshpërimi, mundohet të ndotë në sytë dhe veshtët e ndërkombëtarëve arritjet e reformave dhe gjithçka pozitive, duke besuar vërtetë se Rama largohet vetëm me veprime të dhunshme të personave të maskuar.

Kthimi tek bllokimi i akseve rrugore nacionale, ka kthyer në vëmëndjen e shqiptarëve, apelin e zbatimit të ligjit për cilindo që guxon të ndalë lëvizjen e lirë të tyre, të pengojë aktivitetin e subjekteve prodhuese , transportin e mjeteve private dhe shtetërore, të pengojë autoambulancat dhe zjarrfikëset. Ligji nuk e ka të shkruar se “duhet të veprojë ashpër mbi qytetarin e thjeshtë, dhe aspak mbi politikanin e partiakun”.

Ka ardhur momenti që politika e konfliktualitetit të marrë përgjigjen e merituar nga ligji, duke mos toleruar askënd të përçajë shqiptarët, duke mos lejuar askënd të prishë rendin, qetësinë, rehatinë dhe imazhin e shumicës së shqiptarëve. Rrugët edhe mund ti bllokosh për pak orë Lulzim dhe Monika, por zgjedhjet e lira nuk do të mund ti bllokosh dot kurrë edhe 100 vjet të rrini në krye të çifliqeve tuaja të cilat ju i quani “parti”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Një opozitë që del në rrugë, për të “bllokuar” Patozin!
Previous article IVA TIÇO/ Kohë për të folur dhe kohë për gjyqe

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k