• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
BASHKIM KOPLIKU/ Hollanda dhe Partia e Djathtë në Shqipëri
Home
Blog

BASHKIM KOPLIKU/ Hollanda dhe Partia e Djathtë në Shqipëri

April 19th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Te lobosh neper kancelerite Evropiane per heqjen e vizave per shqiptaret, nga ndonje politikan i deshtuar, eshte jo vetem kriminale, por tregon edhe nje urrejtje per popullin tend”—shkruante një mik. Miku im aludon qartë për lobing nga ana e përfaqesuesve të PD, si një nga shkaqet e vendimit të Parlamentit Hollandez për të propozuar heqjen e lirisë së qarkullimit për ne shqiptarët, pra për t’u kthyer prapë si lypsa në dyert e ambasadave …. PO BËJ PUBLIK REAGIMIN TIM NDAJ MIKUT TIM: Mik, çdo e keqe ka një të mirë. Ata që lobuan kundër shqiptarëve, treguan qartë kush janë, gjë që do të kontribuojë që edhe më naivët “e opozitës”, tashmë të kuptojnë, se duhet të ndryshojnë urgjentisht partitë përkatëse, dhe në pamundësi ta bëjnë këtë, sepse në ato parti është instaluar një regjim policor i brendshëm që e bën shumë të vështirë ndryshimin, atëherë duhet të distancohen haptas nga ato parti. Kjo gjë, pra kuptimi se çfarë synojnë faktikisht këto parti “opozitare”, izolimin e shqiptarëve nga Evropa, do të krijojë premisat për krijimin e asaj që ka kohë që është zhdukur nga skena politike shqiptare: Partia e Djathë Evropiane, një parti që e meriton vërtetë të jetë anëtare e Partive Popullore Evropiane. Dikur, deri para 23 vitesh, pat një parti të tillë, PD-ja! Por ajo u shkatërrua pas rënies së shtetit në 1997, kur ajo qeveriste.

PD-ja nuk qe në gjendje të bëjë analizë e të marrë masat përkatëse për fajtorët, kështu që përfundimisht u transformua në një parti despotike, si ato komunistet e nazistet vaktit, në një parti pa bosht, që shkon majtas e djathtas, sipas interesave të momentit, vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet. Mungesa e krahut të Djathtë evropian demokratik në skenën politike shqiptare, është një fatkeqësi për Shqipërinë, sepse nuk ekziston më një opozitë normale me të Majtën evropiane demokratike, me PS-në. Këtë e vuan shumë, çdo i djathtë shqiptar, që kupton nga politika. Mbase, nga “djegia e mandateve” plus “lobimin holandez”, më së fundi do të lindë një parti e re, e Djathtë evropiane, e çliruar nga kripto-komunizmi dhe kripto-nazizmi i asaj që ka mbetur nga “lavdia e PD-së së fillimit”.

Mbase dhe deputetët e ish-PD, si zonjusha Hajdari e tjerë, duhet të jenë më aktivë në këtë drejtim ËSHTË DOMOSDOSHMËRI NË NJË SHTET DEMOKRATIK, QË TË JENË VAZHDIMISHT NË KONKURRENCË NORMALE, DY VARIANTE, DY OFERTA, E DJATHTA DHE E MAJTA. VETËM KËSHTU FUNKSIONON NORMALISHT NJË SISTEM DEMOKRATIK. Sa për vizat, jam dakord: nuk do t’ua vërë veshin Evropa atyre partive holandeze! POR AMA TURP PËR NE SHQIPTARËT, QË ARRITËM NË ATË PIKË, SA T’I NXIJMË VETES FAQEN NË HOLANDË, të turpërojmë Shqipërinë—pra, nuk është vetëm faj i lobuesve, por edhe i kriminelëve tanë, qofshin edhe “0,2%”!!!.

Bashkim Kopliku Anëtar i kryesisë së PD, nga viti 1991 deri në vitin 1997, kur e përjashtuan në shkelje të çdo ligji e statuti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Shqipëria e ka provuar një herë bojkotin, por bota e njohu rezultatin
Previous article BLEDI LUMANI/ Dy E-të e Lulzim Bashës dhe një K!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k