• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
LEDI SHMAKU/ Ku dallojmë ne shqiptarët!
Home
Blog

LEDI SHMAKU/ Ku dallojmë ne shqiptarët!

April 16th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Kam ndjekur zjarrin në Notre Dame dje pa i shkëputur sytë asnjë çast nga ekrani, derisa nisi ftohja e mureve dhe u dha lajmi se struktura mban.

Nuk kisha asnjë shtysë të mendoja saku Katdedralja luftonte me flakët si të ishte një qenie e gjallë, e madje nuk më vjen turp të them se nuk isha fort e shqetësuar a ka të lënduar.

Tek e fundit nga kjo botë ne ikim ajo mbetet dhe mbetet për ne e për cfarë lemë pas.

Si mbërriti lajmi i mirë, aty nga mesnata kur mendja u lirua nga alarmi, mendimet erdhë vetë, si t’u kish hapur dikush shtrrakun e gardhit.

Mendimet kuptohet janë krahasuese dhe krahasimet ta merr mendja bëhen me veten. Sheh diçka ndryshe mes gjindjes atje e gjindjes këtu (në një situatë hipotetike të ngjashme):

1.Besimi: Njerëzit, pa i organizuar kush nga jashtë, u mblodhën dhe vendosën t’i luteshin Zojës të bënte edhe Ajo “të vetën” se njeriu i vetëm mund të mos ia dilte.

Dhe ky vërshim energjie erdhi sapo Ministria e Brendshme u shpreh se mund edhe të mos shpëtonte dot pa u shembur. “Trokit e ka me t’u çelë, kërko e ka me t’u dhënë”.

Nuk e di a do ta kisha parë në vendin tim këtë vlerë komunitare shpirtnore që vijon me besu te e mira, dhe e thërret të mirën edhe kur i thonë se ka gjasa me fitu e keqja.

2.Rendi: Askush nuk kërkoi dorëheqjen e askujt. Askush nuk rrahu gjoksin për lajmërimet e tij profetike të të pavëna vesh. Askush nuk “e dinte” fajtorin. Askush nuk hodhi asedhe një grimcë baltë a vrer mbi askënd.

Çdokush e të gjithë ishin të fokusuar te shpëtimi. Te e mira. Pasi shpëtoi, sigurisht do nisin hetimet e do kërkohen shkaqe e shkaktarë, por vetëm pasi shpëtoi. Sa pa shpëtuar ende, energjitë e gjithkujt, teknike dhe shpirtnore thërrisnin veç të mirën.

Kjo na ndan. Këtu dallojmë. Dhe dallojmë shumë! Po shumë! Na motivon e keqja. Na shtyn e na nxit e na lëviz e keqja. Jo gjithmonë por shumë shpesh.

Dhe e kam shpirtin copë për këtë. Nuk di si i bëhet, por i lutem Zojës Kshillit t’Mirë me na ndihmu me gjetë ekuilibrat. Sikurse i lutem edhe gjithsecilit ta mendojë dy herë para se t’zbrazë vrer…

Dita e mbarë! Javë t’Madhe t’mbarë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTIN KETRO/ “Lleshë kimiku” përballë “Bashë killer-it”
Previous article ANALIZA/ ”Me shpirtin e pikëlluar për Notrë Damin tonë të dashur”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k