• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Pse… ka protestë sot?!
Home
Blog

ANALIZA/ Pse… ka protestë sot?!

April 14th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Dy a tre orë të mira para se të niste protesta e opozitës para Kryeministrisë e Parlamentit, fati dhe sepebi e deshi që të gjendesha në një lokal në një nga zonat që sot, me ndarjen e re administrative, është një nga lagjet e Tiranës.

Duke rrufitur kafenë e duke diskutuar me tre personat e tjerë që më shoqëronin më bëri përshtypje “naiviteti” i tyre. Ata sapo ishin kthyer nga puna e përditshme dhe të lodhur po flisnin për sakrificat e mëdha që bënin çdo ditë, e se sa të pakënaqur ishin nga qeverisja dhe Qeveria aktuale.

Ua miratova në heshtje hallet që kishin, pjesën më të madhe të të cilave i ndajë me ta, si faturën e majme të energjisë elektrike, apo atë të ujit të pijshëm, që as ujë për t’u larë nuk bën. Këtu më zuri në befasi njëri prej tyre, që iu hodh dy të tjerëve. “Kur jeni kaq të pakënaqur, pse nuk shkuat në protestë?”, u tha.

Pyetja ishte retorike dhe ndërhyva për ta mbështetur duke e korrigjuar personin në fjalë për t’i thënë se protesta nuk kishte nisur akoma dhe se ata (dhe unë bashkë me ta) ishim ende në kohë që të ishim pjesë e saj. “Është në orën gjashtë protesta”, i thashë.

Prisja një përgjigje pohouese, ose të paktën një mospërgjigje nga dy personat e tjerë, por jo atë që më dëgjuan veshët. “Ka protestë sot? Protestojnë banorët e Astirit?”- më tha njëri. “Ça proteste?”, m’u kthye tjetri. Këtu ngela pa fjalë dhe “fajin” për njohurinë e agjendës opozitare ja dhashë profesionit.

“Më falni, po ju nuk e dini që sot Partia Demokratike proteston në orën 18:00?!”, i pyeta ironikisht. “Jo!”, m’u përgjigjën në kor. U detyrova që t’u sqaroja më pas se ndryshe nga protestat e tjera, Partia Demokratike dhe opozita kishte vendosur prej disa javësh që kjo protestë të niste në muzg dhe të zhvillohej natën.

Pasi e miratuan, sërish në kor, u stepën e njëri prej tyre më kujtoi fjalët e Edi Ramës në një televizion kombëtar. “Kokat hëngshin me njëri-tjetrin”, tha ai kur u pyet mbi vrasjet e kriminalitetin që ka pllakosur vendin. “Kokat hëngshin me njëri-tjetrin” dëgjova edhe unë, por nuk ishte për kriminelët, por për klasën politike.

E pyeta se përse ishte kaq pesimist dhe pse nuk besonte tek ndryshime. “Këta zihen për karrigen e njëri-tjetri. Ç’dua unë në mes?! Unë s’jam ushtar i tyre! Sa të kem shpatullat e mia jam në rregull”, m’u përgjigj.

Po mendoja që sa më shumë të tatohen ato shpatulla, aq më shumë stërviten ato, kur personi në fjalë ma ndërpreu idenë dhe vazhdoi me logjikën e tij. “Ça më duhen mua këta? Këta bëjnë sikur zihen e asnjëri s’mendon për ne! Këta janë grabitësit më të mëdhenj edhe se ai në Rinas!”, vazhdoi.

Kisha mbetur pa përgjigje, jo se s’mund ta gjeja një të tillë, por nuk do të tregohesha i sinqertë me vetveten nëse do ta kundërshtoja. Kështu ja dola mbanë që të devijoja bisedë dhe pas disa minutash të largohesha për të ndjekur protestën e radhës të opozitës.

Kështu bëra, ndoqa protestën, një melodi e njëjtë, veçse e luajtur në orare të ndryshme. Përveç ndjekjes së protestës, detyra e kërkonte që të dëgjoja dhe të ndiqja edhe aktorët politikë. Lulzim Basha e Sali Berisha e paraqisnin Tiranën si kryeqytet botëror të protestave duke e mbrojtur faktin se aty kishin ardhur mediat më prestigjoze ndërkombëtare për ta pasqyruar atë.

Këtu mendova me vete se si ka mundësi që opozita ja arrin që të tërheqë në kauzën e saj vëmendjen e mediave ndërkombëtare, por nuk ja del dot që jehonën ta përçojë në një lokal të Tiranës?/gazetasi.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Berisha dhe taborri i tij ishin të trembur, me 5 mijë militantë që i duken 1 milion
Previous article ARDIT RADA/ Disa fjalë për Lulzim Bashën (para se të na drejtojë)

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k