• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Prapa patetikës së zotit president
Home
Blog

ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Prapa patetikës së zotit president

March 21st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Çapajev Gjokutaj

Presidenti i Republikës, z Ilir Meta, ka bërë dje një deklaratë emergjence. Ka thenë se, për të zgjidhur krizën aktuale, është gati të dorëhiqet nga posti i lartë.

Si të mos mjaftonte kjo, ne vazhdim e ka rritur temperaturën e ligjërimit dhe ka hyrë në zonat e patetikës kur ka deklaruar se, për të shmangur instalimin e juntës ushtarake është gati të vetsakrifikohet si Salavtor Alende.

Eshtë e vështirë të gjesh se përse zoti president ka folur për juntë ushtarake. Mos vallë shërbimet inteligjente e kanë njoftuar për përgatitje kladestine të një puçi nga ndonjë grup ushtarakësh të lartë?

Apo junta ushtarake ka hyrë në kumtim si një bashkëshoqërim automatik. Me një fjalë, me që përmendi Salvador Alenden, mekanikisht i ka ardhur në gjuhë sintagma ‘juntë ushtarake’.

Gjithsesi deklarata e presidentit ia arriti të tërhiqte vemendjen e mediave prestigjoze botërore. S’do mend që u bë fokus i rendësishëm edhe në mediat tona, madje nxiti edhe një varg leximesh, njeri më i ndryshëm se tjetri.

Deklarata ishte në tone emergjence, interpretonte një palë, nga që synonte të tërhiqte vemendjen e ndërkombtarëve, aq të interesuar për stabilitetin në rajonin tonë të trazuar.

Përmendja e Alendes dhe e juntës ushtarake, thoshte një interpretim tjetër, nuk është e rastit. Do lexuar si një pakënaqësi ndaj ShBA-ve që deri tani s’e aprovojnë që s’e aprovojnë lenien e mandateve nga opzita dhe ngjan se janë në anën e qeverisë.

Nuk e ka as me postin e as me ndërkombtarët, thoshte një lexim i tretë. Doli e deklaroi se deputetë legjitim në parlament janë vetëm 82 vetë. Kjo e bën parlamentin të pamjaftueshëm për të vazhduar procedurat e reformës në drejtësi. Nuk u ofrua të negocionte dorëheqjen a, larg qoftë, vetsakrifikimin, shtonte ky lexim. Thjesht, përdor krizën e mandateve për të negociuar dhe vonuar reformën në drejtësi.

Tha se vetëm 82 deputetë janë të ligjshëm, shtonte një palë tjetër, në mënyrë që të ofrojë një bazë për një kompromis të ardhshëm mes maxhorancës dhe opozitës së vetpërjashtuar. Me që deputetët e rinj janë shtuar në mënyrë të paligjshme, mund të synohet ndonjë marrëveshje e tipit: qeveria lëshon, opozita kthehet në parlament se vendet s’janë zenë.

Pati edhe lexime të tjera, por unë e kam vështirë të gjej se cili është më pranë të vërtetës. Gjithsesi tonet patetike të deklaratës, me ndeshje dhemb për dhemb kundër juntës dhe me vetsakrifikim sublim, më kujtuan parimin se liderët politikë nuk para bëhen patetikë nga malli, por nga halli.

Gjithashtu më kujtuan se diku kam lexuar që liderët në Ballkan bëjnë çmos që të ngjajnë me heronj legjendarë. Harrojnë se legjendat dhe përrallat fillojnë me frazën ‘na ish njëherë’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VALENTINA LESKAJ/ Dialogu politik, si një vokacion shqiptar euroatlantik!
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Bojaxhiu përballë Veliajt në Tiranë?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k