• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI: Mos prisni qëndrim tjetër nga opozita për Detin!
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI: Mos prisni qëndrim tjetër nga opozita për Detin!

November 13th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Bisedimet dyditore në Kretë mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë shënuar një hap të duhur në drejtim të shtensionimit shpesh herë emotiv, folklorik dhe fals të marrëdhënieve dypalëshe. Ato kanë shtruar në tavolinë një listë të gjatë çeshtjesh të së tashmes dhe të së shkuarës, duke i lejuar palëve të shqyrtojnë hapësirat e kompromisit në lidhje me minoritetet, ligjin e luftës, problemin çam dhe marrëveshjen detare.

Në Tiranë, bisedimet mes Kotzias dhe Bushatit krijuan në disa raste perceptime të cilat tejkalonin mundësitë reale të një ballafaqimi të parë të hapur mes dy shtetesh që në katër vitet e shkuara nuk kanë shkëmbyer asnjë vizitë në nivel kryeministrash në dy kryeqytetet respektive. Një rekord negativ ky për marrëdhëniet e 26 viteve të fundit. Gjithsesi Kreta pritet të sjellë shtensionim, duke nisur nga “shbllokimi” i kompjuterave në Kapshticë e Kakavijë, e deri tek protestat me flamur grek në pikat e karburantit të Himarës.

Opozita shqiptare e ka ndjekur në mënyrën e saj takimin Kotzias-Bushati. Berisha ka nxituar ta banalizojë ngjarjen, duke postuar lloj-lloj lajmesh për ministrat që pinë, kënduan e kërcyen së bashku, ndërsa të tjerët, përfshirë edhe ish-ministrin e jashtëm Tritan Shehu, shpejtuan të sqarojnë pozicionin zyrtar të Partisë Demokratike në lidhje me Kretën dhe marrëveshjen detare: për Detin të merret për bazë marrëveshja e vjetër. Kështu u shpreh Shehu, duke habitur vetëm ata që nuk i kanë dëgjuar deklaratat e të djathtës në 4 vitet e fundit, në lidhje me marrëveshjen e rrëzuar detare Basha-Bakojanis.

Në shtatë vitet që na ndajnë nga vendimi Gjykatës Kushtetuese, i cili ngriu një marrëveshje të ndërtuar mbi inferioritetin dhe servilizmin e qeverisë së kohës ndaj Athinës zyrtare, demokratët kanë vijuar të ngulmojnë se kanë bërë gjënë e duhur, kur u ulën të ndajnë hapësirën detare mes Sarandës e Korfuzit me harta të huazuara nga pala greke, me një panel negociatorësh që nuk kishte tagrin me shkrim të presidentit të Republikës dhe në mes të një presioni të fortë të opinionit publik shqiptar për mosnënshkrimin e marrëveshjes.

Opozita e sotme dhe qeveria e djeshme vijon të besojë, përmes gojës së ish-kryeministrit Berisha se në rastin e marrëveshjes detare, ishin gjyqtarët që e rrëzuan ata që u blenë, e jo vetë qeveria që pranoi të nënshkruajë një akt të pastër çedimi të territorit. Prandaj nuk është aspak e habitshme që sot opozita vijon t’i qëndrojë asaj që ka gatuar dikur. Sepse në marrëveshjen e vjetër detare kanë pasur rol të dorës së parë si Berisha, edhe Basha. Dhe me një logjikë të thjeshtë, opozita s’mund të pranojë hapur dhe publikisht që dy krerët e saj, të djeshëm dhe të sotëm, të mbajnë mbi shpinë një mëkat kaq të rëndë para gjithë shqiptarëve.

Qeveria aktuale, e cila është çliruar nga prania e PDIU dhe retorika e rëndë proçame, ka hapur një dritare komunikimi e cila e ka vënë në pozitë delikate palën greke. Më së pari, në raport me çeshtje të tilla si Ligji i Luftës dhe pronat çame, për të cilat argumentimi i vjetër grek po bëhet gjithnjë e më pak i besueshëm. Sa për opozitën shqiptare, ishte e pritshme që edhe për Kretën ajo të bëhej “palë” me Athinën, më parë se me Tiranën. Armiku i armikut tim, është miku im, thotë proverbi. Pavarësisht pasaportës që mban xhep, shtojnë Basha e Shehu!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANRI BALA: Deti që “mbyti” Bashën dhe lehësit me pagesë!
Previous article HAKI ABAZI: Dialogu Kosovë-Serbi është thjesht “i humbur”

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k