• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARMANDO META/ Shantazhet në anglisht të Bashës ndaj SHBA- BE, dhe Perëndimi që flet shqip për shqiptarët
Home
Blog

ARMANDO META/ Shantazhet në anglisht të Bashës ndaj SHBA- BE, dhe Perëndimi që flet shqip për shqiptarët

March 16th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Armando Meta

Të gjithë në Shqipëri, të paktën pjesa dërrmuese e shqiptarëve që kanë intelekt natyral e të kultivuar, e dinin që në krye të herës se djegia e mandateve nga Berisha, Basha e Kryemadhi, s’ka asnjë lidhje me Edi Ramën. As me legjitimitetin e qeverisë e të Parlamentit, i cili ka dalë nga zgjedhje të pranuara 7 me 0 nga të gjitha palët, si dhe të njohura ndërkombëtarisht nga e gjithë bota demokratike. Djegia e mandateve ka qenë dhe vijon të jetë një skemë shantazhi ndaj komunitetit demokratik ndërkombëtarë, institucioneve perëndimore, SHBA-se e Brukselit, në kërkim të një pazari që nuk ka të bëjë me një mandat parlamentar të cilit i kanë mbetur edhe dy vite e gjysëm afat.

Ajo s’ka të bëjë as me fatin e Xhelal Mziut nëse do jetë kryetar i Bashkisë së Kamzës me qëllim për të sjellë në protestë disa familjarë që marrin asistencë pranë kësaj bashkie, as me fatin e 2 apo 3 pronarëve të pikave të basteve që po humbasin nga mbyllja e skemave të pastrimit të parave nëpërmjet pikave të basteve. Ajo ka të bëjë me një ardhmëri që prek dhjetra vite më pas, e ku disa prej personazheve kryesore të politikës shqiptare nuk kanë më asnjë garanci se si do të jetë fati i tyre për bëmat e mëdha që kanë bërë në 25 vite me korrupsionin, dhunimin e ligjeve, Gërdecin, Durrës- Kukës, Unazën e Re etj., etj.

Lulzim Basha, në mbyllje të protestës së dhunshme, shantazhoi në anglisht SHBA-në, Brukselin, Gjermaninë, Britaninë, të gjithë botën demokratike, se s’do të ketë stabilitetet në Shqipëri.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, një vend që aderon në një seri institucionesh ndërkombëtare e që pret në qershor të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Përveç ambasadave në Tiranë, janë dhjetra institucione ndërkombëtare, të cilat monitorojnë Shqipërinë për ecurinë e reformave, standardeve demokratike, të cilat natyrisht kanë vlerësimet e tyre dhe nuk presin që këto perceptime të ndikohen as nga Rama, as nga Basha, Kryemadhi e Berisha, e aq më pak nga disa kryetar bashkishë të opozitës që sjellin në Tiranë punonjësit e tyre për të mbushur rradhët e protestës, e më pas të sulen dhunshëm për të pushtuar Parlamentin, për të dhunuar institucionet etj., etj.

Spektakli i sotëm nëpër rrugët e Tiranës që ofroi opozita ishte për të ardhur keq, pasi tregon realisht se në ç’pikë ka përfunduar. Janë vetë përgjegjës për atë që kanë prodhuar me zellin për të marrë me dhunë e shantazh pushtet në tavolinë, duke ikur nga zgjedhjet në panik të plotë.

Epilogu i kërcënimeve e shantazheve të Bashës ndaj SHBA e Brukselit, me disa punonjës të bashkive Kamëz, Mat, Klos e Vorë, është shenjë e dëshpërimi të thellë që fale zot se s’dinë më se çfarë bëjnë e çfarë nxjerr nga goja. Opozita kërkon pazar dhe për këtë kërcënon Perëndimin me stabilitetin e Shqipërisë. Skemë e vjetër e dalë boje.

Nuk është se të gjithë mund ta adhurojmë SHBA-në, NATON-n e Brukselin, por një gjë e dimë të paktën se kërcënimet e një vendi, sado i madh qoftë, s’ka pikë ndikimi te Perëndimi. Aq më shumë kur këto shantazhe vinë nga individë politik që mendojnë se dhuna e shantazhi është rruga më e mirë për pazare.

Shqipëria do ketë stabilitet sa kohë është në krah të Perëndimit. Në skemën e përgjithshme të stabilitetit të rajonit kërcënimet në anglisht të Bashës, e isoja e Kryemadhit, s’kanë pikë vlere. Nëse Basha shantazhon në anglisht SHBA- BE, Perëndimi ua ka bërë të qartë në shqip se asnjë shantazh s’do mund të pengojë reformën në drejtësi, asnjë kërcënim me djegie mandatesh nuk do ndalë punën e Kuvendit, dhe se asnjë dhunë nuk do mund të rrëzojë qeveri të ligjshme, të dala nga zgjedhje të njohura ndërkombëtarisht. Perendimi flet për shqiptarët, krerët e opozitës për hallet e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Po tani, a duhet të ikë Lulzimi dhe Monika?
Previous article ERION BRAÇE/ I poqën të gjallë në Gërdec, dhe sot i kemi prapë këtu…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k