• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Ekselentët, diploma e munguar e Bashës dhe media “në mes”
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Ekselentët, diploma e munguar e Bashës dhe media “në mes”

March 12th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentët ekselentë të cilët janë punësuar në administratën publike. Kreu i qeverisë deklaroi se janë punësuar 373 studentë ekselentë fitues të Platformës PunëtëMbarë.al duke thënë se punësimi i tyre është bazuar 100 % tek merita, pra tek mesatarja e secilit e cila ka qenë nga 9 në 10.

Por mediat pranë PD-së dhe LSI-së për t’i rënë në sy Bashës e Kryemadhit, teksa kanë tentuar të sulmojnë kryeministrin dhe Paktin për Universitetin, kanë treguar edhe kompleksin e tyre ndaj dijes dhe ekselentëve, por edhe tentativën e vazhdueshme për të kompleksuar te rinjtë edhe kur ata marrin çfarë ju takon.

Ata kanë publikuar emrin e një vajze që ishte mes fituesve, e cila përpara se të përfitonte vendin e punës në administratë (sepse ishte ekselente me nota), kishte qenë punonjëse në bashkinë e Tiranës. Sipas të kompleksuarve nga ekselentët, ky është një skandal i madh, pasi për PD-LSI, kriteri i punësimit është ‘ku ke punuar më pare dhe për kë voton’ dhe jo ‘rezultatet në mësime’.

Ky në fakt është intimidimi dhe pretendimi më qesharak, ndaj një studenteje ekselente. Por është shumë i rëndë si sulm, pasi ky është indimidimi dhe kompleksimi që opozita tenton t’i bëjë rinisë, pjesës më vitale të shoqërisë.

Studentja ekselente nuk ka nevojë për avokatinë e askujt, sepse është ekselente në drejtësi, por rasti i saj vlen për të kuptuar qasjen e mediave të verbuara nga politika e ditës, që marrin në gojë çdokënd që del në TV me kryeministrin duke e shpallur ‘non grata’. Njëlloj siç bën edhe partia!

Fakti është se vajza me inicialet E.SH, nuk e ka përfituar vendin e punës as për shkak të intershipit në bashki, as për shkak të eksperiencës së saj në punë, por vetëm nga fakti që ka qenë ekselente në shkollë. Ajo ka mbaruar studimet master për drejtësi me rezultate maksimale, ndaj sot të gjithë duhet të ndjehemi mirë që ekselentët po marrin çfarë iu ka takuar prej kohësh.

Gjithësesi, fakti që ka sulm nga garnizoni i parasë e mikut, tregon se në fakt Edi Rama ka bërë lëvizjen e duhur me ekselentët.

Ndërsa sipas logjikës së mediave pranë PD-LSI, Lulzim Basha që nuk ka mbaruar akoma shkollën në Holandë mund të bëhet 3 herë ministër dhe kryebashkiak i Tiranës, ndërsa një student ekselente në Shqipëri nuk mund të marrë vendin e punës që i takon falë meritës?

Sulmi që mediat pranë opozitës bënë ndaj një studenteje ekselente është treguesi i qartë se në filozofinë e tyre politike nuk ka vend për ata që mendojnë se mund të marrin atë që iu takon në bazë të meritës.

Sulmi ndaj vajzës ekselente sot, është një tjetër arsye pse të rinjtë nuk e besojnë opozitën, e cila në dëshpërim e sipër është hedhur në sulm duke sulmuar ata që janë ekselentë në shkollë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARIAN GALDINI/ Një përgjigje për ata që mu turrën kur shkruajta për Rudina Hajdarin
Previous article BLEDI LUMANI/ Për Rudinën, si “bija e babait”!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k