• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Ekstremi Basha, takim me Ramën, ose dhunën
Home
Blog

BEN ANDONI/ Ekstremi Basha, takim me Ramën, ose dhunën

March 8th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ben Andoni

Mëtuesi për kryeministër i Shqipërisë z. Lulzim Basha, si kryetar i Opozitës, është futur në një qerthull, ku nëse nuk i ka planifikuar si duhet masat e të ardhmes, do të rezultojë një shembull i mirë për librat politikë të së tashmes e të ardhmes.

Ashtu si në protestat e para, zhvilluar deri më tani, ai ka theksuar se caku i 16 Marsit është vetëm rrëzimi i Ramës. Është pikërisht ky fakt, i lajmëruar edhe në protestën e parë të messhkurtit, i cili nuk bën më përshtypje, pasi asgjë nuk ka ndryshuar.

Qeveria dhe kryeministri me indiferencën e tij cinike, policia me masat e saj “të avancuara”, shtuar me plotësimin gradual dhe të paparashikuar të mandateve, po e fut opozitën në një udhë krejt pa rrugëdalje. Për fat të keq, ideologët e shumtë të saj, që duket se po eksperimentojnë me konfuzionin e z.Basha dhe sidomos përpjekja për të përfituar nga dalldia e tij emocionale duket se po peshojnë më shumë në anën e PD-së sesa në ndihmën për të humbur prej shumë syreshëve.

Basha ka vetëm një rrugë për të shkuar atje, ku është kalkuluar të vijë: Të masë me kujdes kohën, të përfitojë nga dobësitë dhe të përcaktojë platformat që do të ndryshojnë Shqipërinë. Udhëheqësi i opozitës, zëri i të cilit jo pak herë zbehet nga deklaratat plot dhunë të znj.

Kryemadhi dhe sidomos thirrjet e z.Berisha, tashmë po përplaset me realitetin e veprimeve të veta, që duhet thënë se nuk janë më ato të ish-liderit historik të PD-së. Konfuzioni i Bashës reflekton konfuzionin e të gjithë opozitës, ndërsa paradoksalisht imazhi i kryeministrit Edi Rama po del si mbrojtësi më i madh i parimeve demokratike e kështu me radhë!

Ngërthimi në dosjet, ku përshkruhen blerjet e votave duket se nuk po bëjnë asnjë përshtypje tek njerëzit sepse ato janë mësuar me këtë akt nga tre partitë kryesore shqiptare, që këtë veprim tashmë e kanë modernizuar aq shumë, saqë duhet të merren si shembuj në manualet e prishjes normale të zgjedhjeve.

Në këtë hulli dhe kur pothuaj se lideri i opozitës i ka harxhuar armët e tij më të forta, sërish udha e tij e shpresës mbetet dhuna, që ai e artikulon nënzë ose në formë të tërthortë, shpesh duke mos i dal zot militantëve të vet. E tillë është protesta e datës 16 Mars, ku z.Basha do të tentojë dhe njëherë që veç sfidës së numrit të njerëzve të tentojë dhe aktet e dhunshme për ta trandur zotin Rama.

Po a mund të tronditet njeriu, i cili tashmë jo thjesht po e fsheh gjendjen e vendit por po gjen alibitë më të shumta të mbrojtjes, falë dhe mbrojtjes së të huajve? Nga lëvizjet e fundit duket se atij nuk i bën më asnjë përshtypje dhe po ashtu është i bindur se sërish do t’i japë një dorë Bashës, kur ky të mbetet në qorrsokakun e zakonshëm të radhës, duke i caktuar…një takim.

Kanalet besojmë se janë hapur. Kush do të dalë fitues? Fituesi dihet janë politikanët, kurse humbësi është si zakonisht populli ose ajo masa e militantëve që pret me ankth sesi do e shpjegojë tashmë zoti Basha takimin e radhës me Ramën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Si Edi Rama, ka vrarë Fatos Lubonjën?
Previous article ALBI XHUNGA/ Teoricienët e opozitës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k