• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ 5 mitet e opozitës që rrëzoi sot Brukseli
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ 5 mitet e opozitës që rrëzoi sot Brukseli

February 28th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Mjaftuan pak minuta, që tërësia e miteve të opozitës, si një kështjellë prej rëre të rrëzohej sot në Tiranë. E goditja, si rrallë herë, sade, e pasheqerosur dhe pa asnjë lexim për t’u interpretuar ndër rreshta, këtë herë vjen direkt nga Brukseli.

Pesë ishin mesazhet kyçe, të shqiptuara troç, pa asnjë tis diplomacie.

“Parlamenti është legjitim. Qeveria tranzitore nuk ka kuptim dhe dëmton hapjen e negociatave. Çështja e përgjimeve i takon gjykatës dhe jo Parlamentit, si dhe djegia e mandateve e dhuna janë të papranueshme”.

Një gjuhë e tillë shënon një ndarje të qartë nga tradita e gjatë e deklaratave të interpretueshme në të paktën dy mënyra, siç ka ndodhur me dhjetëra herë më parë me vendin tonë.

Siç ndodhte në rastin e negociatave, kur “vlerësoheshin arritjet e vendit në përmbushjen e reformave”, por “kërkohej një angazhim i shtuar deri në plotësimin e të gjithë kërkesave”.

Apo si në rastin e reformës në drejtësi, kur “kërkohej angazhimi i plotë i të gjitha palëve”. Deklarata këto të lexueshme sipas dëshirës, si “arritje të qeverisë” për ecurinë pozitive apo “dështim të saj”, për faktin që duhet ende punë.

Të detyrosh Europën të zhveshë kamuflazhin e saj diplomatik, i kthyer në një art “made in” Bruksel ndër dekada nuk është aspak e lehtë. Ndaj, ky është një tregues i qartë që qëndrimet e fundit të opozitës kanë derdhur kupë të mbushur që më përpara.

E kjo për tre arsye. Pikë së pari, Shqipëria, fiton rëndësi për Europën vetëm në një kontekst gjeostrategjik rajonal.

E në këtë kontekst, europianët dhe bashkë me ta amerikanët shohin jo vetëm një pikë të fortë influence në një rajon të antagonizuar nga influenca ruse, por edhe një vatër qëndrueshmërie, sepse një Shqipëri e trazuar lehtësisht trazon të gjithë rajonin për vetë faktin që sado të parëndësishëm në vetvete, historia ka treguar që magnitura e tronditjeve tona mund të rrezatojë edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, duke krijuar një efekt të panevojshëm domino.

Pikë së dyti, Europa në këtë moment ka nevojë për qetësi. Zgjedhjet e Parlamentit Europian në muajin maj do të jenë vendimtare për fatet e Bashkimit Europian, sepse këto zgjedhje do të konsakrojnë ose do të rrëzojnë përfundimisht platformat ekstreme të partive të ekstremit të djathtë, në rritje shqetësuese prej të paktën një dekade.

E së treti, lodhja e Brukselit shpjegohet me një sjellje të gjatë të pabindur të PD, partisë që në 2016-n votoi në Parlamentin Europian kundër hapjes së negociatave, e më pas vonoi për muaj të tërë, me teknikalitete reformën në drejtësi, kjo pak përpara se të sulmonte hapur ambasadoren e atëhershme të BE dhe SHBA-ve, e të tjera me radhë.

Ndaj, “zhveshja” e Brukselit sot motivohet edhte nga një ndienjë irritimi, ndaj një fraksioni politik të paaftë për të prodhuar një politikë të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Vetëm një ditë më parë, një portal i njohur opozitar publikonte një editorial, i cili pretendonte se rrëzonte pesë mitet e “Rilindjes” për djegien e mandateve, duke pretenduar se rruga qorre e Bashës (thënë nga Brukseli) nuk pengon reformën në drejtësi, as integrimin, as dëmton demokracinë në vend, as investimet e huaja, duke treguar madje se opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë, por është e shqetësuar mbi të gjitha për të mirën e demokracisë së brishtë shqiptare.

Pesë mite këto, që në ditën kur Basha u gdhi me bindjen se zgjedhjet e 2 viteve më parë ishin vjedhur, motivojnë që vendit t’i vihet zjarri.

Mite, të rrëzuara sot qartë nga një Bruksel i zhveshur nudo në Tiranë. Një Bruksel që i lodhur nga ne nuk merr më mundimin të sheqerosë deklaratat e tij, duke e thënë troç se kursi i tanishëm i opozitës, çon PD në një përplasje ballore me Europën, e si i tillë, do të përbënte një harakiri të paprecedent për PD dhe lakejtë e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Opozitën nuk e dëshpërojnë kritikat, por negociatat!
Previous article BEN ANDONI/ Pse po reshtin kudo partitë tradicionale shqiptare?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k