• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Si po tenton Sali Berisha, një 1997 të dytë
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Si po tenton Sali Berisha, një 1997 të dytë

February 20th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Partia Demokratike ditën e nesërme ka thirrur sërish një protestë, e cila sipas policisë së shtetit do të jetë e poashtu e dhunshme si ajo e 16 shkurtit, ku do tentohet thyerja e institucionit të Parlamentit. E sa herë bëhet fjalë për dhunë e destabilitet, sa herë ka shkatërrim e kaos, shfaqet përherë një fytyrë dhe një emër, e ai është Sali Berisha. Arsyeja pse e bën? – Sepse punët po i shkojnë keq e më keq.

Në të gjithë historinë e tranzicionit shqiptar afro 30-vjeçar, politikani që i ka vënë flakën vendit sa herë ka patur hallin e vet ka qenë dhe mbetet Sali Berisha. Ai, në çdo rast që e ka parë punën pisk, është ngritur dhe ka djegur Shqipërinë për të shpëtuar veten. E ka bërë për të mbrojtur apo marrë pushtet deri dje, po e bën për për t’i ikur drejtësisë sot, bashkë me një tufë mëkatarësh që i ka patur nën këmbë kur vidhte dhe vriste Shqipërinë, duke nisur nga Basha tek Mediu, Meta etj.

Rastet kur Berisha i ka vënë flakën vendit ose ka mbjellë luftë civile janë disa, që vijojnë si më poshtë:

Rasti i parë ishte ai kur e pa veten keq pas skemave piramidale në vitin 1997, prodhoi luftën civile për të shpëtuar lëkurën e tij. I vuri shqiptarët kundër njëri tjetrit me armë në dorë vëtëm e vetëm për të shpëtuar veten, në një moment kur duhët të ishte ai që duhet të mbante përgjegjësinë absolute. Ju dha armë në duar që të vriteshin, shkatërroi vendin, por vetë ia hodhi paq.

Rasti i dytë: Siç thotë populli, vesi del me shpirtin, dhe kjo vlen në çdo rast për Berishën, i cili vetëm një vit pasi kishte vrarë Shqipërinë e shqiptarët, pasi humbi zgjedhjet organizoi një grusht shteti në vitin 1998 duke hyrë me antitank në shtator të këtij viti në kryeministri. Arsyeja? Kishte humbur zgjedhjet. Dhe për pushtet Sali Berisha të vret e është gati të vrasë edhe militantët e tij për të arritur qëllimin.

Rasti i tretë ishte ai i 21 janarit të 2011-tës. Pas skandalit të Metës që u kap me bllok në dorë, Berishës iu kërcënua pushteti, pasi skandali ishte i përmasave të tilla që do rrëzonte çdo qeveri. Sali Berisha për të mbrojtur pushtetin nuk ngurroi të vriste në mes të bulevardit qytetarë të pafajshëm. Arsyeja? Për t’iu thënë që ndaj tij nuk mund të protestohet dhe se pushteti i tij nuk mund të cënohet.

Rasti i katërt ku Berisha është akoma në tentativë për t’i vënë flakën Shqipërisë duke rikthyer 1997-ën e dytë është sot. Për t’i shpëtuar drejtësisë, ai është gati që të djegë vendin vetëm që të shpëtojë lëkurën e tij.

Njëlloj si në tre rastet e para, Sali Berisha sot për të shpëtuar veten është gati ti vërë flakën vendit dhe ti vrasë shqiptarët. Këtë po tenton të bëjë, me dhunë e destabilitet, vetëm e vetëm që drejtësia të mos bjerë mbi të. Sepse, vesi del me shpirtin!

Flogert Muça

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Karburanti i fundit, për të djegur Shqipërinë
Previous article ANALIZA/ PD-ndërkombëtarët, krisja e nisur me reformën në drejtësi sot është një frakturë totale

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k