• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Dasma që (s)u kthye në “mort”
Home
Blog

ANRI BALA/ Dasma që (s)u kthye në “mort”

February 16th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Anri Bala/

Nisi si festë e demokracisë, ku të ftuarit u thirrën sipas zakonit… në dasëm, ku dhëndri bridhte qytet për qytet, për të mbledh kallaballëk, me demek do e festonin me aheng, ardhjen e qeverisë tranzitore! Erdhi dita e madhe, dasmës e ahengut i’u bashkua edhe krushqia. Unë për vete u habita për gjithë atë kallaballëk që pashë, thashë me vete: “Më në fund ia paska vlejt pritja, Rexha po bëka dasëm të madhe!

Mendova në fillim, nga gjithë ai tubim i madh, se në dasëm patjetër duhet të kishte dhe të paftuar, e siç thuhet, kush vjen paftuar e gjen sofrën pa shtruar. Por, në fakt nuk ndodhi ashtu, dasmorët pinë e u dehën nga marria, të entuziazmuar nga thirrjet e dhëndrit dhe nuses, se kjo kurorë midis të dyve, do na jepte një pjellë më të mirë duke e ndryshuar racën hibride, e të na mbushej mendja, se mund të ndodh edhe ajo që nuk ndodh kurrë: Të rriten engjëj në bark të shejtanit!

Të paftuarit që kishin shkuar për qejf apo hall të tyre, u larguan të lebetitur e në turp, pasi dasmorët prej dehjes nga entuziazmi nisën e thyen gjithçka që u dilte përpara… mure, xhama, hekura e dërrasa me një urrejtje qesharake, sikur kishin përball ndonjë fantazëm.

T’iu them të vërtetën, unë nuk e dënoj aspak dhunën ndaj institucionit, madje, i shoh me përbuzje disa tipa, që mundohen ndër rreshta të më mbushin mendjen, se për shkatërrimin e godinës, do paguajmë po prapë ne… a thua se pak gjëra kemi paguar për këtë vend!

Po të më pyesin mua, do ju a kisha bërë “hallall” ta kishit djegur të gjithë godinën, tym e flakë të ngelte nga ai vend, që vetëm gjymtohet, digjet e rikonstruktohet, tash sa mot. S’më dhimbset as arti e as kultura, edhe pse na qenkan vepra të rëndësisë botnore! Nuk dua t’ia di as për bimësi e gjelbërim, nëse gurë, shkopinj e hekura të hedhura prej jush, kanë qenë nga zemërata e gjithësecilit, që protestonte për barkun bosh!

Ama mos më thoni që dasma e juaj nuk përfundoi në mort?! Njësoj si dasma e Rexhës me nuse e pa dhëndërr, se Rexha i shkretë mbeti në grazhd të kalit. Mos më thoni, se nuk jeni ju dasmorë të ftuar, e se kishit dal aty për “barkun bosh”, përderisa pas protestës iu a mbushën barkun me bukën e padukshme, bukën e shpresës, që ju e shikon në ëndërr.

Ai iu “kënaqi” dhe ua largoi zemërimin dhe indinjatën për ftesën e rreme, nga “dhëndrri” i pushtetit tranzitor, kryeministri i ri, kur iu tha me lot në sy prej gazit të fitores, apo prej gazit kimik: “Faleminderit të gjithë që na erdhët, ju lumshin durët e komët, mirupafshim të enjten tjetër”, e ju u larguat të lumtur e të gëzuar me zgjedhjen e kryeministrit të ri, sa nuk e di, si keni arritur ta gjeni derën e shtëpisë?!

Unë për vete nuk bëhem pjesë dot e “festës” tuaj, kur krah mbani akoma shkaktarët kryesor të dhimbjes dhe mjerimit, e këta na i paraqisni si alternativë. Nuk mund të pranoj që një dasëm, që nisi si festë e demokracisë, të përfundoi në “mort” me bilanc tragjik, por që fatmirësisht nuk shkoi në mort fizik, sepse vrasësit ishin mes jush, që shkelnin mbi pllakatat e bronzit të viktimave të tyre.

Po të ishte për mua, objektet që duhet të mbrohen me fanatizëm për të mos u shkelur, janë pllakatat e katër viktimave të 21 Janarit, qytetar si ju shqiptarë, bijë nënash, prindër që akoma shpirti i tyre nuk gjen prehje dhe sot ka rënkuar nën ato pllaka ku ju shkelët, kur ka parë vrasësit dhe hjeksit aty bashkë me ju, duke luftuar për… demokraci.

Mos shkelni mbi ato emra, ju lutem mos i bëni pis…!/Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Protesta që duhej të ishte, por që nuk qe…
Previous article DRINI KUQO/ Protesta që tregoi se përse Basha nuk do të bëhet kurrë kryeministër

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k