• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
LULJETA ÇIPI/ Luli dhe Mona, s’protestojnë për hallet tona!
Home
Blog

LULJETA ÇIPI/ Luli dhe Mona, s’protestojnë për hallet tona!

February 13th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Luljeta Çipi/ 

Për ditë më rradhë, drejtuesit e opozitës shqiptare, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha i kanë ftuar shqiptarët për të protestuar në 16 Shkurt. Pas çdo thirrjeje për protestë, logjikisht dhe minimalist duhet të ketë një kauzë të qënësishme që të ngjallë ngacmimin dhe reagimin e nervit qytetar. Në këtë rast, ajo që kemi parë ditët e fundit në media, në rrugët ku del së fundmi edhe kreu opozitar, janë vetëm ligjërimet e përsëritura për një Shqipëri në pikë të hallit, thirrje që nga ana tjetër nuk kemi parë të shkaktojnë ndonjë reagim të mirëfilltë qytetar, që mund të provonte se po, opozita e sotme është e lidhur fort pas shqetësimeve të shqiptarëve të zakonshëm, aq sa i bën ata të besojnë se ka një alternativë tjetër.

E ndërsa nuk ka asnjë përgjigje në anën tjetër, që sigurisht është edhe tregues i popullaritetit të rënë të të dyve, opozita ngul këmbë se kauzën e kanë me vete. Por si mund t’u shqetësojnë realisht hallet e qytetarëve, dy politikanëve që për muaj me rradhë bojkotuan kuvendin e Shqipërisë, të vetmen agora ku mund të adresohen publikisht hallet tona dhe ku institucionalisht mund t’i kërkohet llogari qeverisë për çështje me interes qytetar? Çfarë kauze ka protesta e thirrur nga dy njerëz që në vend të rregullave dhe praktikave demokratike të përfaqësimit dhe adresimit të problemeve të shqiptarëve, ua shtojnë hallet këtyre të fundit me sjelljen e rrugës, dhunën e ushtruar në rrugë dhe në Kuvend? Çfarë kauzë përfaqësojnë këta që bllokuan me dhunë mësimin për fëmijët tanë në salla auditoresh?

Përpos kësaj, një arsye e fortë pse ata nuk e kanë seriozisht marrëdhënien me qytetarët shqiptarë, është fakti që kanë vendosur të mos i sjellin asgjë të re, as shqiptarëve, po as skenës politike vetë.

Kërkesat e tyre për një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme është një film që përsëritet, me të njetat ligjërime të zgërlaqura nga politikanë që nuk ndryshojnë dot as gjuhën e komunikimit, e jo më qasjen dhe idetë politike. Në vitin 2017, Basha kërkoi një qeveri tranzitore, kërkesë që iu plotësua duke vendosur njerëzit e tij në pothuajse gjysmën e qeverisë. Pavarësisht se kishte tashmë atë që e kishte cilësuar si garanci për të mbrojtur votat që do i siguronin fitoren e tij, qeverinë tranzitore, Basha humbi thellë e më thellë, çka tregoi se fajin nuk ia kishte qeveria, por partia. Partia e tij dhe vetë ai sot, kanë dalë me të njejtën kërkesë, që siç nuk ndryshoi asgjë në vitin 2017, shanset i ka që të mos ndryshojë asgjë edhe këtë vit.

Politikanë që nuk ndryshojnë as veten më së pari, që nuk i sjellin asnjë model të ri Shqipërisë, që nxijnë Shqipërinë me shpresën për të nxirë besimin e shqiptarëve, janë lloji i politikanëve që ne shqiptarët e zakonshëm nuk e kemi luksin ta pranojmë, por vetëm ta refuzojmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Çfarë duhet të presim nga “16 Shkurti” i opozitës
Previous article ARMANDO META/ Opozita kërkon Majkon, rishfaqet “goma e shpëtimit” e trazicionit shqiptar

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k