• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Kartat e djegura të 16 shkurtit
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Kartat e djegura të 16 shkurtit

February 13th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë thirrur një protestë në datë 16 shkurt. Basha si kryetari i partisë më të madhe opozitare ka ndërmarrë edhe një tur në disa qytete të Shqipërisë për të testuar pjesëmarrjen në protestë.

Ajo që është thelbi i çështjes ka të bëjë me kauzat për të cilat opozita proteston dhe kërkesat e saj që janë absurde për çdo vend demokratik.

Kauzat?

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk kanë asnjë kauzë të shprehur publikisht për të cilën protestojnë, përveç pushtetit të tyre personal. Prej vitesh kemi parë se si PD dhe LSI nuk kanë ngritur dot asnjë kauzë. Edhe kur kanë tentuar, kanë ngritur skenare ala ‘Babale’, por kaq. Arsyeja është e thjeshtë: Ata janë larg qytetarëve, për fatin e tyre të keq.

Maksimumi që kanë bërë, ka qenë vjedhja e kauzave të të tjerëve, që kanë lindur nga vetë qytetarët e ku PD e LSI ka hyrë dhe i ka shkatërruar. Rastet janë të freskëta, që nga Rruga e Kombit e deri te studentët, ku PD dhe LSI për pak sa nuk iu dogji vitin akademik studentëve edhe pse ata e kishin marrë atë që kërkuan prej qeverisë. Basha dhe Kryemadhi më një grusht militantësh bllokuan fakultetet, vetëm e vetëm që studentëve të mos iu plotësoheshin kërkesat nga qeveria.

Sot, teksa thërrasin protestë në 16 shkurt, PD dhe LSI kanë zhbllokuar fakultetet, për të bllokuar kryeministrinë nga të njëjtët militantë. Pse? Akoma nuk ka asnjë kauzë reale që të justifikojë kërkesën e tyre për qeveri teknike edhe pse qëllimi i dukshëm është marrja e pushtetit në tavolinë. Opozita e dogji si kartë atë të studentëve, pasi me atë që bëri jo vetëm që nuk i ka në krah, por përkundrazi, i ka kundër.

Kërkesat absurde dhe formula e njëjtë që nuk ka si të sjellë përfundime të ndryshme:

Duhet thënë që në fillim se të kërkosh rrëzimin e qeverisë në një sistem demokratik është vrasje për demokracinë. Në demokraci pushteti merret me votë dhe alternativë e jo më dhunë. T’i thuash kryeministrit të vendit ‘ik se nuk të mund dot me votë, më lër të jem unë kryeministër, përndryshe unë i vë flakën vendit’ as nuk është parë e dëgjuar në vende demokratike.

Ndërsa tek ne, ndodh, sepse jo më kot jemi në Shqipëri. Por ajo që e bën Shqipërinë rast unik është jo vetëm kërkesa që kryeministri t’i lirojë vendin kryetarit të opozitës, por edhe përsëritja e kësaj kërkese sa herë ka zgjedhje, nga i njëjti kryetar opozite.

Kërkesa e PD&LSI është që Edi Rama të ikë nga zyra dhe në vend të tij të hyjë një kryeministër teknik. Poashtu edhe ministrat.

Kjo është një formulë e dëgjuar nga shqiptarët jo më larg se dy vite më parë, ku Lulzim Basha kërkoi dhe mori praktikisht qeverinë për të patur të gjitha garancitë për zgjedhjet. Paranojës së Bashës, Rama iu përgjigj duke i lënë kryeministrinë dhe të gjitha ministritë e mëdha e drejtoritë me peshë, vetëm që ky i fundit të ndihej i sigurtë që zgjedhjet nuk do influencoheshin nga pushteti. Basha ishte praktikisht kryeministër dhe kishte të gjithë pushtetin që i duhej e minimalisht, nuk kishte çfarë të thoshte për rezultatin e zgjedhjeve. Rezultati? Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi humbën më thellë se kurrë në histori. Edi Rama edhe pse nuk kishte pushtetin, fitoi si asnjëherë më parë duke i mundur vetëm PD-në dhe LSI-në. Kjo kartë e djegur e ka demoralizuar opozitën dhe ia ka mpirë shqisat.

Thënë këtë, Lulzim Basha kërkon që nga e njëjta formulë të nxjerë përfundime të ndryshme.

Mesa duket, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi e dinë hapin e tyre, kanë edhe sondazhet që i tregojnë ato në opozitë, ndaj edhe kërkojnë që të jënë në qeveri më kohë të pjesshme, çdo dy vjet nga 4 muaj, sa herë ka zgjedhje.

Janë këto arsyet pse protesta e 16 shkurtit tregon se nuk ka asnjë lidhje me qytetarët, por me pushtetin e disa njerëzve që janë mësuar me kokën në thesin e tagjisë së pushtetit e janë gati të thërrasin derrit dajë për ta patur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMANDO META/ Opozita kërkon Majkon, rishfaqet “goma e shpëtimit” e trazicionit shqiptar
Previous article AJET DELAJ/ Opozita si vizion i së ardhmes apo establishment i së shkuarës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k