• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ANILA HOXHA/ Portret i pautorizuar nga familja e një polici në azil!
Home
Blog

ANILA HOXHA/ Portret i pautorizuar nga familja e një polici në azil!

February 11th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Anila Hoxha/ 

Lori Pepkola eshte 19 vjece. Ambicia e saj ishte te ndihmonte kedo qe ka probleme shendetesore andaj dhe ju perkushtua shkolles, dega farmaci.

Per shkak se familja e saj nuk jetonte ne kryeqytet u rregjistrua ne nje konvikt ne Qytetin Studenti.

Dy motrat me te vogla qe ndiqnin shkollen ne Kukes, kane prirje njera per pikture dhe tjetra per muzike. Te treja jane vajza te dy prinderve te ndershem, qe nje dite te ftohte mblodhen urgjent cantat, i prene ne mes planet dhe enderrat, lane rrobat njera ne konvikt dhe te tjerat pa u pershendetur me shoket e klases dhe.. ja mbathen. Iken pa e ditur se nga kush po ikin dhe cfare rrezikojne

Femra e katert eshte nena e tyre. Quhet Leta ! Ajo i rriti ato pothuajse e vetme, pasi bashkeshorti polic, hidhej me detyre, sa ne Korce, sa ne Elbasan sa ne Lezhe e sa ne Lac. Kush eshte familje polici e di cdo te thote te jetosh me canta ne krah. Aspak plotesisht per familjen, por ne sherbim te atdheut. Vajzat u rriten nga e ema , atehere kur i ati nderkohe ishte me sherbim dhe perpiqej te godiste grupet kriminale te Elbasanit.

Imagjinoni nje grua te vetme qe i semuren femijet dhe me ta ne krah e vetme i dergon ne shkolle, e vetme kujdeset per gjithcka sepse eshte martuar me nje njeri qe ka gjak polici dhe dhe jeten ja ka kushtuar detyres. Imagjinoni nje grua si ajo!

I pesti eshte polic. Eshte babai i tre vajzave, nuk arriti te blinte as nje shtepi ne Tirane per shkak te nje problemi te madh qe quhet ndershmeri. E vetmja qe ju afroi eshte banesa e trasheguar nga familja prej 68 m2. Ai eshte Shkelqim Pepkola dhe megjithese luftonte ne faturat, me mbijetesen i shtoi familjes edhe nje rrezik tjeter.

Friken dhe pasigurine per te jetuar ne Shqiperi. Nje dite te ftohte ai i mori femijet, bashkeshorten qe gjate gjithe jetes sakrifikoi bashke me te.

Dhe iku . Iku nga Shqiperia e cila mire qe e flaku, e la pa pune, nuk e degjoi, por ja rrembeu dhe ja boshatisi gjakun e policit. Ai quhet Shkelqim Pepkola dhe nje dite te ftohte si kjo, ai gjendet kampeve duke kerkuar azil. Azil!

Manual si te vrasim nje polic..

Ata qe shtijne mbi policet nuk jane vetem. Me kujtohet si “u vra” para ca vitesh Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku, Edmond Rizai, Hamdi Fjora. U flaken ne akademi dhe disave prej tyre ju kerkua doreheqja nga gradat.

E bene ! Me kujtohet si ” u vra” Bilbil Mema, e flaken pas nje aksioni kunder skafeve, si “u vra” Ahmet Prenci e keshtu me radhe, police te njohur e te panjohur. Keshtu ” u vra” Anila Hoxha ish zevendes drejtore e pergjithshme e cila pavaresisht se ka nje vendim gjyqesor per tu kthyer, askush nuk ia hap deren. Jam bere gati , keshtu do ndodhe do” ma vrasin” edhe vellain. Ai e do policine, nje dashuri qe ma transmeton sa here me kembengul ” na mbeshtet, mos na sulmo” .

Dhe sa here ma thote kete me kujtohet se si policia kaloi sfida te forta qe nga transformimi i gradave nga ushtarake ne civile, se si e shpetuam policine nga vaji e orizi qe ju jepnin si tollon cdo muaj, ne policine qe vazhdon ti ” haje” te vetet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ 16 shkurti, “deja vu”
Previous article MERO BAZE/ Oferta për aleatët, njësoj si para çadrës!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k