• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ “Kriza” e SPAK, është suksesi i Reformës!
Home
Blog

MERO BAZE/ “Kriza” e SPAK, është suksesi i Reformës!

January 28th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Ka një inkurajim të përsëritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për prokurorët që duhet të aplikojnë për t’u bërë pjesë e SPAK. Thirrja e sotme ishte me nota shumë motivuese, ndërkohë që SPAK mendohet të jetë institucioni më i rëndësishëm i akuzës në vitet që vijnë.

Inkurajimi i SHBA dhe Bashkimit Europian për këtë institucion, është i pazakontë dhe sido që ta shpjegojnë, tregon një farë hezitimi të prokurorëve për të aplikuar, hezitim që shoqëroi edhe shumë institucione të Reformës në Drejtësi, përfshi dhe institucionet kryesore të Vettingut.

Nëse e kthen kokën pas dhe shikon se sa e vështirë ka qenë të aplikoje për t’u bërë prokuror dhe të fitoje këto 25 vjet, dhe sa vështirë e ka tashmë një prokuror të aplikojë për të qenë në krye të qendrës së pushtetit të akuzës, kupton ndryshimin e madh që po bëjnë institucionet e reja të Reformës në Drejtësi.

Hezitimi për të aplikuar në SPAK apo institucione të tjera, tregon se vetë sistemi i drejtësisë e ka kuptuar rëndësinë e SPAK dhe institucioneve të reja të Reformës në Drejtësi.

E kanë kuptuar se nuk është më një vend për të rendur, për të kapur një pjesë pushteti nga drejtësia dhe për ta përdorur për vete. Ajo që është kuptuar, është se kush shkon në atë vend, duhet të marrë vendime të mëdha dhe të rëndësishme, dhe kjo ka rritur shumë hezitimin.

Shumica e atyre që po aplikojnë janë prokurorë apo magjistratë të rinj, të cilët nuk janë prekur ende nga viruset e sistemit aktual, dhe kanë besim te vetja se mund të përballen me çështje të mëdha.

Por diferenca vjen jo nga ata që aplikojnë, por nga ata që hezitojnë të aplikojnë.

Nëse Reforma në Drejtësi ka arritur një rezultat inkurajues, është pikërisht vetëdija që i ka futur komunitetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë, se nuk janë të denjë për të riaplikuar në sistem.

Fakti që shumcia e tyre hezitojnë të aplikojnë dhe e shikojnë me frikë krijimin e këtyre institucioneve, është pasqyrë e qartë e asaj se çfarë sistemi drejtësie kemi.

Kandidaturat e pakta nuk janë dështim i reformës, ashtu siç mund të interpretohet lehtë, por suksesi i reformës. Reforma ka arritur të bindë së pari ata që nuk e meritojnë të jenë më në sistem.

I ka bindur që t’i rrijnë larg drejtësisë së re. Dhe kjo nuk është pak.

Ata që po vijnë, po motivohen nga Perëndimi dhe jo nga ato arsyet, që janë motivuar ata që kanë shkuar dikur në kursin gjashtë mujor në Plepa, apo ata që kanë blerë vendin e tyre në sistem të drejtësisë, për të shitur pastaj vendimet dhe gjykimin e tyre.

Ata tashmë janë bindur se nuk ja vlen të aplikosh për më tej. Dhe kjo shpjegon shumë jo vetëm pse SPAK po kalon në dorë të një brezi të ri, por dhe pse është trembur kaq shumë brezi i politikanve të vjetër, të cilët ndërsa SHBA bën thirrje të ngrihet SPAK, bëjnë thirrje të ngrihet populli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMELA KROSLEJ/ Pse muret nuk bëjnë punë
Previous article BESAR LIKMETA/ Ku gaboi KPK me vlerësimin e Besnik Canit?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k