• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Përsëri e njëjta këngë: liderët e PD-së duan revoltë popullore për të shpëtuar gjënë e vjedhur
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ Përsëri e njëjta këngë: liderët e PD-së duan revoltë popullore për të shpëtuar gjënë e vjedhur

January 20th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Përsëri e njëjta këngë: liderët e PD-së duan revoltë popullore.
Përse? Kundër kryeministrit aktual. Për çfarë? Për asnjë propozim. Po pse duhet realisht revolta? Për të sjellë destabilizim. Po destabilizimin e Shqipërisë përse e duan? Ashtu sikurse edhe përpara një viti: për të shpëtuar gjënë e vjedhur. A mund të shpjegohet më qartë kjo? Shumë e thjeshtë: të shkatërrohet Shqipëria nga një luftë e brendshme anarkike, që këta të korruptuar që tani janë kapur dhe do të jenë pas një muaji subjekte të Prokurorisë së Posaçme, të largohen lirshëm nga Shqipëria me gjënë e vjedhur në korrupsion.

Po Rama?
Edhe ky këtë po kërkon dhe kuptohet se ka shpresë te këta. Bashkë janë, dhe këtë e kanë përpjekjen e fundit. Ku dallohet ky projekt destabilizues i përbashkët Rama – Berisha? Është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar: Si mund të ngresh një shumësi personash ti pa iu thënë atyre se çfarë do të fitojnë me revoltën e tyre, dhe çfarë do të fitojë shoqëria në përgjithësi? Asgjë. Asnjë propozim. Po si e mendojnë revoltën? Kanë shpresë që në destabilizimin e Shqipërisë do marrë pjesë edhe policia e shtetit. Po a mund të ndodhë kjo? Si ëndërra e gomarit më duket, por gjithsesi Berisha e kompani e shpresojnë, se Rama ka rikthyer në polici drejtorët e Berishës të pushuar në këta dy vjetët e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Kush e goditi Gridën dhe Salianjin në PD?
Previous article MERO BAZE/ Njëpërdorimshat!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k