• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Fitorja (e Pirros) e Gent Cakajt
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Fitorja (e Pirros) e Gent Cakajt

January 14th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Në esencë nuk ndryshon asgjë. Sërish Gent Cakaj do të jetë de facto ministër i jashtëm.

Ai do të përfaqësojë, në emër të Edi Ramës, vendin tonë në shumë aktivitete jashtë vendit dhe kjo është një praktikë që njihet gjerësisht në diplomacinë botërore.

Ilir Meta vetëm sa ja ka dalë që të thyejë dëshirën e kryeministrit për kandidaturën e 28 vjeçarit, si dhe të ulë artificialisht nivelin e përfaqësimit të vendit tonë në rang zv.ministri, në shumë takime ku do të duhej të kishim një shef diplomacie me atribute te plota.

Krizat shqiptare prodhojnë jo rrallë monstra ligjore, institucionale dhe ngërçe që do të bënin me dhimbje koke edhe juristët më të thekur në zanat.

Në harkun  e shtatë ditëve afat, Presidenti Meta la pa dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit (një shkelje spektakolare e Kushtetutës) dhe i tha “Jo” Gent Cakajt (edhe kjo mëse e dyshimtë, duke parë dispozitën kushtetuese të dekreteve presidenciale).

Pas këtyre shtatë ditëve Shqipëria e pa veten në një situatë ligjore, rreth poltronit të ministrit të jashtëm, që s’ka Komision Venecie zbërthen. Ndërkohë që sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, shteti vijon të jetë pa Gjykatë Kushtetuese.

Në këto kushte, shpikja tjetër e minutës së fundit: kryeministri sposton ministrin në detyrë, duke u bërë vetë ministër i jashtëm.

Rezultati: sërish Gent Cakaj de facto ministër, por pa spaleta! Një çorbë që s’ka stomak që e përtyp. Një lëmsh i gatuar me dy duart me të larta të shtetit: ato të kryeministrit, i cili në këtë rast ka edhe një herë më tepër mundësinë të kuptojë se nuk mund të emërojë ministër cilindo që i vjen në mend.

Dhe me duart e kryetarit të shtetit, i cili vetëm për inat të Edi Ramës nuk ngurroi asnjë sekondë që ta linte Shqipërinë me një zv.ministër të jashtëm shëtitës, që përfaqëson shefin e tij në Tiranë!

Shqipëria prodhoi kështu një tjetër faqe që bën shkollë më vete në të drejtën kushtetuese dhe që do të habisë shumë studentë të ligjit, në Shqipërinë normale të pas 30-40 vjetëve.

Nëse dikujt i vjen në mend të na krahasojë me rastin grek, duhet t’i kujtojmë se situatat që kalonte dhe kalon diplomacia greke ishin dhe janë shumë më komplekse sesa tekat fëminore të krerëve të shtetit shqiptar, që për inat të njëri-tjetrit i venë flakën interesave të të gjithë vendit.

Nëse Meta dhe Rama kujtojnë që të dy s’e kanë fituar, njoftojini se kjo histori banale s’ka fitues…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NAMIR LAPARDHAJA/ Po opozita çdo bëjë?
Previous article THANAS MUSTAQI/ A kanë garanci për sigurinë kombëtare vetë Presidenti Meta dhe ndihmësit e tij

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k