• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ELSON FRROKU/ Një mesazh për presidentin dhe analistët
Home
Blog

ELSON FRROKU/ Një mesazh për presidentin dhe analistët

January 12th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Elson Frroku/

Jetojmë në një vend ku injoranca është kthyer në normë dhe për pasojë çdo gjë tjetër përbën devijancë. Rasti më i fundit është mosdekretimi për ministër të MEPJ, z. Gent Cakaj nga Presidenti i Republikës.

Nuk kuptoj dot dy gjëra:

– Si ka mundësi që një njeri me gjithë atë eksperiencë politike dhe burokratike siç është Ilir Meta të merret me cikërrima për të parandaluar një mendje të ndritur, një njeri të pa përlyer me llumin e sulmeve politike të brendshme që të drejtoje një institucion?

– Si është e mundur që një pjesë e analistëve, intelektualëve shqiptar gjejnë guximin dhe e etiketojnë/akuzojnë Gentin si proserb, si njeri që do të coptohet Kosova dhe mbi të gjitha investim të një apo dy personave. Si ka mundësi që nuk keni as ndjeshmërinë më të vogël të solidarizimit me një djal “model për shoqërinë”?, ndërkohë që ky i fundit është pikërisht ajo çka trumpetoni çdo ditë. Dije, rini, dinjitet, meritokraci etj! Nuk e kuptoj, ju qofshi😞Kjo më kujton alegorin e mitit të shpellës të Platonit. “Një njeri del nga errësira e shpellës ku ishte i lidhur me zinxhir dhe e shikon që jashtë saj kishte drite, diell, natyre etj., menjëherë kthehet për të njoftuar dhe iluminuar të gjithë njerëzit e tjerë që ishin brenda shpellës. Po çfarë ndodhi? Jo vetëm që nuk e besuan, por fillimisht e konsideruan të çmendur, pastaj dezertor dhe ne fund fare e vranë. Pse? Sepse nuk e kuptonin dot”. Kryetari i “shpellës” tonë nuk e kupton dot, që njē mendje e ndritur, e pa korruotuar dhe e pa përlyer nga sulmet e rendomta politike mund të drejtojë MEPJ, e për pasojë një lum me mbështetës së tij kërkojnë kërkojnë qē të vazhdojnë të qendrojnë në errësirë duke goditur drejtpërdrejtë risinë. Refuzoj të konsideroj argumentat meskine të presidentit, në raport me intelektin dhe profesionalizmin e Gentit. P.S. John Stuart Mill thoshte: “ Niveli më i lartë i drejtësisë është atëhere kur reagon për padrejtësinë që i bëhet tjetrit”.

Thirrje për çdo të ri dhe jo vetëm*

Nëse e ndjeni se duhet të vlersohet merita. Reago! Nese me mendon se duhet vlërsohet dija. Reago! Nëse mendon se duhet të respektohet dinjiteti i njeriut. Reago tani! Në vendin e Gentit mund të ishe ti! O mëndje e ndritur, o shqiptar, o ekselent, o i ri, o profesor, o aktivist, o student, o burokrat, o polic, o doktor, o politikan, o emigrant, o shofer, o drejtues e çdo profesionist tjetër, me ty e kam!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKODRAN RAMADANI/ Edhe njëherë për VV-në dhe Gent Cakajn
Previous article ANALIZA/ Tre leksionet e protestave në Hungari

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k