• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Tre leksionet e protestave në Hungari
Home
Blog

ANALIZA/ Tre leksionet e protestave në Hungari

January 12th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Bernard Guetta/

Stuhia mund të fanitet, por po ashtu mundet edhe të ringjallet dhe të përforcohet. Është ende herët të kuptohet se si do të evoluojë situata, por tashmë mund të nxjerrim 3 mësime nga demonstratat e javës së kaluar në Hungari.

E para është se refuzimi i çdo forme të emigracionit, rezultoi të ishte një thikë me 2 presa për Viktor Orbanin. Qëndrimi i pakompromis mbi këtë çështje ndaj Bashkimit Evropian, e rriti në fillimisht popullaritetin e kryeministrit, që ishte në rënie para krizës së vitit 2015, duke e lejuar atë të marrë më shumë se 49 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të prillit të këtij viti, dhe të garantojë një shumicë prej dy të tretash në parlament, e mjaftueshme për të ndryshuar kushtetutën sipas dëshirës së tij.

Për një njeri që kontrollonte tashmë shumicën e mediave dhe kompanive të mëdha, ajo qasje ishte receta fituese. Por është gjithashtu e vërtetë, që Hungaria po shpopullohet dhe po humbet qytetarët e saj më të kualifikuar, për shkak të emigrimit të tyre jashtë vendit.

Niveli i lindjeve është i ulët, dhe të diplomuarit e rinj shkojnë për të jetuar dhe punuar diku tjetër, si për arsyen se gjejnë paga më të mira në Austri dhe Gjermani, apo edhe për shkak se vuajnë nën regjimin autoritar të Orban.

Skllavërimi i ri

Hungaria e refuzon emigracionin, por nuk di se si ta ruajë punëtorët e saj të kualifikuar, prandaj kryeministri ka miratuar një ligj që i lejon punëdhënësit t’i kërkojnë punonjësve të punojnë deri në 400 orë në vit jashtë orarit, për të cilët do të paguhen jo menjëherë, por brenda 3 viteve.

Kjo është një mënyrë për të mbajtur hapur fabrikat, dhe tërhequr investime nga jashtë, duke filluar me industrinë gjermane të makinave. Dhe është e lehtë të kuptohet se përse Viktor Orban dhe partia e tij, Fidesz, kanë vendosur të ndjekin këtë rrugë.

Por ligji gjithashtu i shtyu punëtorët të dilnin në rrugë për të protestuar, ndaj asaj që u konsiderua menjëherë si “skllavërim”. Pra, masa e marrë nga kryeministri, u kthye kundër tij. Evolucioni i ngjarjeve të habit, duke pasur parasysh se disa muaj më parë disa ekonomistë polakë kishin paralajmëruar qeverinë e tyre mbi kurthin që krijon refuzimi i emigracionit.

Leksioni i dytë që duhet të nxirret nga këto protesta, është se autoritarizmi i regjimit hungarez, i ka bërë të gjithë anëtarët e opozitës, të konvergojnë në një front rezistence kompakte kundër Orbanit. Nga e djathta e re ekstreme tek socialistët, të gjelbrit dhe të gjitha rrymat e tjera në të majtë dhe të djathtë “Hungaria tjetër” (rreth gjysma e popullsisë) doli në rrugë të djelën e shkuar në Budapest, me tubime të mëdha deri në 15 mijë njerëz.

Për një popullsi prej më pak se 10 milionë banorësh, këto janë shifra të rëndësishme. Dhe janë shumë, duke marrë në konsideratë se pakënaqësia ka të bëjë edhe me një ligj të ri që kufizon më tej liritë, dhe se disa qytetarë morën pjesë në demonstratë, para se të shkonin në selinë e televizionit publik duke kërkuar (më kot) të merrnin fjalën.

Leksioni i tretë, që mund të nxirret nga zhvillimet e fundit, është se regjimi i Orbanit është dobësuar, ose është të paktën më pak i fortë se sa dukej. Kryeministri kontrollon gjithçka, por meqë ai mishëron pushtetin, çdo kontestim e kërcënon atë menjëherë.

Mjafton edhe një gjë e vogël, sepse në Hungari ekziston vetëm ai, dhe prandaj e humbi konsensusin në vitin 2012 përpara demonstratave studentore , në vitin 2014 pas valës së protestave kundër taksimit të internetit, në vitin 2016 ndaj zemërimit të shkaktuar nga vendosja e mbylljes së aktiviteteve tregtare ditët e diela, dhe më në fund në vitin 2017 pas mbledhjes së 250 mijë firmave kundër organizimit të Olimpiadës në Budapest në vitin 2024. Viktor Orban, është në pushtet prej gati 9 vitesh. Nëse pushteti të konsumon, pushteti absolut të konsumon në mënyrë absolute.

“Internazionale” – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELSON FRROKU/ Një mesazh për presidentin dhe analistët
Previous article BEDRI ISLAMI/ Ngërçi i opozitës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k