• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Përse studentët sot, nuk duhet të ndjehen të dështuar?
Home
Blog

MERO BAZE/ Përse studentët sot, nuk duhet të ndjehen të dështuar?

January 7th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Ajo që sot ngjan si dështim i protestës studentore, në fakt është dështimi i radhës i opozitës. Protesta e sotme, përveçse ishte e sforcuar dhe u paralajmërua si një protestë opozitare, ku do merrnin pjesë shtresat e pakënaqura të shoqërisë, në fund përfundoi dhe si organizim opozitar, kryesisht i strukturave aktive të LSI dhe disa hajdutëve të njohur, që tashmë fshihen nën maskën e shoqërisë civile.

Studentët nuk dështuan në protestën e tyre. Në fillim të dhjetorit ata mbushën rrugët e Tiranës, pa pasur nevojë për banditë që të mbyllin me dryn, dyer fakultetesh, pa pasur nevojë për hajdutë të dënuar nga gjykatat dhe të pushuar nga puna nga administrata si të korruptuar, dhe mbi të gjitha, pa pasur nevojë për thirrjet e Berishës, drynat e Argitës, kushtrimin e Monikës, dhe leksionet se si mund të vjedhësh nga Besian Pesha.

Ata dolën vetë, tronditën qeverinë, mbushën me shpresë shoqërinë dhe detyruan qeverinë të shkarkonte gjysmën e ministrave dhe të ofronte një paketë reale për të hedhur vetëm hapin e pare, në ndryshimet që duhet të pësojë Universiteti drejt një arsimi cilësor.

Studentët e fituan betejën e tyre, pasi e rrëzuan gjysmën e qeverisë me frymën e tyre të protestës dhe e detyruan atë të kthejë seriozisht sytë nga e ardhmja e arsimit të lartë në Shqipëri.

Kjo që ndodhi sot, nuk ishte dështim i tyre, por përsëritja e dështimit të opozitës, e cila pasi lëpiu buzët nga kënaqësia e suksesit studentor, zgjati duart mbi të, për ta shijuar suksesin e tyre, dhe provoi sërisht shijen e hidhur të dështimit.

Protesta e sotme kishte disa elementë të sforcuar të një proteste, që nuk ka lidhje me studentët.

Kur studentët dolën në fillim të dhjetorit, nuk kyçën dyert, por hapën dyert dhe dolën në shesh. Nuk kishte nevojë që dikush të kyçte fakultetet, se dolën vetë në rrugë.

Sot disa ushtarë të Sali Berishës dhe LSI, duke ngritur gishtin lart si ushtarë të ISIS, ose idhtarë të Argitës, kyçnin dyer fakultetesh, dhe kërcënonin studentë.

Parrullat e sotme të shpalosura në emër të studentëve, ishin po ashtu jashtë natyrës studentore. Ajo parrullë paçavure, që shumëkënd bëri entuziast, varur në Korupsin qëndror të Universitetit, duket se ishte produkt i një mendje të mykur jo studentore, nga ata fosilet që rrinë në oborrin e PD, dhe që dyshojnë se liria e vitit 1990 ishte produkt i “konspiracioneve të Katovicës”, një teori konspirative, e shpikur nga ata që nuk kanë çfarë t’i bëjnë Saliut që u ka marrë PD-në, dhe ankohen për Katovicën.

Studentët e sotëm, kam bindjen se as nuk dinë fare për çfarë bëhet fjalë kur dikush ua mbulon Universitetin me një parrullë kundër Katovicës. Teoria konspriative e Katovicës është alibia për çdo dështak të këtij vendi, që nuk ja ka dalë dot, dhe gjen arsye kozmike. Dhe mos më thoni që është e këtyre studentëve, që në shumicë kanë lindur pas vitit 1996, kur Berisha vodhi për herë të parë masivisht vota dhe shkatërroi ëndrrën e demokracisë në Shqipëri.

Sot në protestë nuk ishin studentët pa dallim bindje politike, siç ishin në fillim të dhjetorit, por ishin një grup studentësh militantë të forumeve partiake opozitare. Biles dhe prej atyre, ata më të zellshmit, që nuk kanë punë me shkollën. Si të tillë, ata nuk mund të përfaqësojnë dështimin e protestës studentore, por dështimin e partive të tyre për të përdorur studentët si një maskë në luftën për pushtet.

Sot nuk dështoi protesta e studentëve, por përpjekja e opozitës për t’u fshehur pas protestës së studentëve.

Studentët meritojnë respekt, që ditën të ndajnë kauzën e trye nga kauza e opozitës, duke lënë në rrugë të vetmuar, ato fytyra që na kujtojnë të gjithëve kush e katandis arsimin në këtë gjëndje, dhe kush kërkon të rikthehet në pushtet duke përdorur studentët, që pikë së pari janë viktima të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Dështimi i Kosovës është edhe dështim i Shqipërisë
Previous article ANALIZA/ Rasti i Arbana Xharrës tregon për agjenden islamike te Erdoganit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k