• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Kafshëri? Iu merrni të keqen kafshëve!
Home
Blog

ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Kafshëri? Iu merrni të keqen kafshëve!

January 4th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Çapajev Gjokutaj

Babai, emigrant në Korfuz, vret të bijën 29 vjeçare. Jo me armë. Mund të të erren sytë, të humbasësh kontrollin dhe, larg qoftë, ta vrasësh tjetrin, qoftë ky edhe evlati yt.

E vrau me një shufër hekuri, rrëmbyer nga soba. Fatzeza u hodh nga dritarja përdhese dhe tentoi të shpëtonte me këmbë. Por i ati e ndoqi dhe, si e arriti, nuk reshti së godituri, deri sa i mori jetën.

S’mjaftoi kaq, por pati zemër e kurajo ta groposte në oborr. Natyrisht për të shpëtuar kokën, për t’iu shmangur dënimit.

Kafshëri, mund të thotë shumkush.

Në fakt kafshës i merr të keqen, se nuk i arrin as te maja e thoit. Qeni i vajzës e donte të zonjën shumë më tepër se i ati.

Madje edhe vdekjen e vuajti shumë më thellë se i pashpirti. Ishte qeni që, në kërkim të së zonjës, i shpuri policët te vendi i groposjes.

Babai e vrau bijën se nuk duronte dot që ajo bashkjetonte me një afgan. Medemek shqetësohej për të bijën, për të ardhmen e saj. Në fakt shqetësohej për namin, për opinionin e të tjerëve ose thjesht për qibër raciste.

Qeni dëshmoi se e donte të zonjën, ashtu siç ishte e për çka ishte. E donte duke respektuar jetën, dëshirat dhe lirinë e saj.

Jo se ia kishin mësuar që tjetri duhet ashtu si është, por se ndjenja i buronte nga zemra dhe realizohej e pa trubulluar nga konfirmizma, racizma e gjithfarë izmash të tjera që, të mësuara liksht, kthehen në dogma dhe denatyrojnë jo vetëm njeriun dhe njerëzoren por edhe vetë natyrën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Miqtë e shqiptarëve rikthehen në krye të Kongresit amerikan
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Meqë marrim si shembull Amerikën…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k