• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
NAMIR LAPARDHAJA/ Që 2019-ta të jetë i dielltë!
Home
Blog

NAMIR LAPARDHAJA/ Që 2019-ta të jetë i dielltë!

January 1st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Namir Lapardhaja

Dita e parë e janarit ishte me diell. Një diell ndriçues, i ngrohtë dhe që përçonte plot shpresë. Shpresë, e cila, duke u ngritur mbi metaforën e diellit, mund të shndërrohet në lajtmotiv të jetës së gjithsecilit përgjatë gjithë vitit.

Por dielli dhe shpresa mund të jetojnë brenda njeriut, nëse ky vet e ndërton jetën mbi këta dy elemente mjaft të rëndësishëm për qetësinë shpirtërore dhe harmoninë me veten dhe të tjerët.

Njeriu e ka në dorë që çdo ditë të jetës së tij ta shndërrojë në ditë të dielltë. Atij i është lënë liri në veprimet e tij, të cilat kushtëzojnë jo vetëm të tashmen, por, mbi të gjitha, ato projektojnë të ardhmen.

Qenia njerëzore, në përgjithësi, është e dembeltë. Ajo më tepër shpreson se sa vepron. Mirëpo, shpresa pa veprim, është një ëndërr e vagullt. Është e mjegullt dhe zgjat sa ëndrra, në mos edhe më pak se ajo.

Ndaj, që ditët e këtij viti të 2019-të të jenë të gjitha me diell, gjithsekush duhet të lëviz diçka në përditshmërinë dhe në rrotullinë e tij.

Të veprojë mirë, sepse e mira bëhet jo për t’u ditur nga tjetri, por sepse duhet.

Të shpenzojë diçka nga vetja, sepse e dhëna nuk të varfëron kurrë, përkundrazi.

Të flas mirë, sepse e folura mirë dhe me edukatë është një pasuri e madhe që i është falur njeriut.

Të jetë i durueshëm, ngase kujt i është falur durimi i është dhuruar një çelës suksesi në jetë.

Të lexojë diçka, sepse leximi na bën të jetojmë jo vetëm jetën tonë, por shumë më shumë se aq.

Të udhëtojë, sepse udhëtimi shërben jo vetëm për të njohur vende dhe eksperienca të reja, por, mbi të gjitha, të shërben për të reflektuar mbi jetën dhe botën.

Njeriu, mbi të gjitha, duhet të falë. Çdo herë që të vendosi kokën në jastëk, përpara së ta zërë gjumi, duhet të bëjë një analizë të gjithë ditës së tij dhe të falë çdokënd. Ky është çelësi i mirësisë, i suksesit dhe i diellësisë. I paqes dhe i harmonisë me veten.

Jo vetëm kaq. Njeriu duhet të jetë i drejtë, me veten, të tjerët dhe me njerëzit në përgjithësi. Shprehja “e kam mik Platonin, por më mik kam të vërtetën” është një zile që gjithkush duhet ta mbajë tek koka.

2019 duhet të jetë vit i kërkesave më të mëdha ndaj vetes, ndaj ambientit që na rrethon, por edhe ndaj vendit në përgjithësi.

Njerëzit duhet të ngrihen nga gjendja anemike që i ka përfshirë dhe duhet të jenë më kërkues, më reagues dhe më opozitarë me të keqen, negativen, të mbrapshtën.

Ata duhet t’i shndërrojnë çdo ditë të jetës së tyre në ditë me diell.

Pikërisht si ky 1 janar sot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN FUGA/ Epopeja e Gjelit të Detit
Previous article ENVER ROBELLI/ Çfarë e pret botën shqiptare në vitin 2019?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k