• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Çfarë fshihet në shtëpinë e Lulzim Bashës?
Home
Blog

ANALIZA/ Çfarë fshihet në shtëpinë e Lulzim Bashës?

December 30th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Prej disa ditësh, kryetari i PD, Lulzim Basha është vënë në qendër të akuzave nga mediat, në lidhje me banesën e tij, pranë Parkut të Liqenit, pas ish-Stadiumit “Qemal Stafa”. Kreu i PD-së ka bërë plot 4 dhoma shtesë pa leje. Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahët e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.

Nga ana tjetër, në një kohë kur kreu i PD-së e cilëson si të pavërtetë lajmin e shtesës në apartamentin e tij, Basha nuk i ka lejuar punonjësit e IMT-së të Bashkisë së Tiranës që të bëjnë detyrën e tyre që u ngarkon ligji për të bërë verifikimet përkatëse për shtesën pa leje në kullën Nr.1. Gjë e cila ngre jo pak dyshime se ai ka diçka për të fshehur.

Të gjendur në këto kushte, punonjësit e IMT-së i kanë dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një shkresë zyrtare, ku i lënë 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë me lejen që i dha vetes së vet gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Specialistët e IMT-së kanë kontaktuar në hyrje të apartamentit një nga bodyguardët e Bashës, i cili ka marrë në dorëzim edhe njoftimin zyrtar për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar.

Por, Lulzim Basha trumbeton fort çdo ditë në media se ai është ndryshe, pretendon se ka një kulturë perëndimore dhe se ka formim perëndimor. Por, kur ka formim perëndimor pse pse badigardi i Lulit pengoi inspektorët shtetërorë që të shikonin ambjentet.

Kur ka kulturë dhe formim perëndimor, pse Basha nuk sillet si perëndimor? Pse nuk tregohet i hapur, të thotë ja urdhëroni, kjo është shtëpia ime, apo mos ndodhta aty fshihet diçka tjetër? Mos ndoshta tek pasuria e Bashës fshihet edhe diçka tjetër? Çfarë fsheh apo nga çfarë ka frikë Lulzim Basha? Nëse është i pastër, i ndershëm dhe nuk ka probleme, pse nuk ua hap derën inspektorëve Lulzim Basha?

Nëse Lulzim Basha është politikani perëndimor apo i ndershëm, sikurse ai pretendon, apo nuk ka probleme me pasurinë, duhet të lejonte inspektorët të bëjnë punën e tyre. Çfarë fsheh ajo shtëpi brenda përtej një sipërfaqeje apo një kati të tërë që mund të jenë në pronësi të Lulit, dhe gjysma në emër të tij dhe gjysma në emër të dikujt tjetër ndoshta?

Një njeri që pretendon që nesër të jetë kryeministër, që pretendon se është politikan me formim perëndimor dhe thotë që ai do jetë ndryshe nga Edi Rama, pse sillet njëlloj si ai? Pse nuk e hap derën për zyrtarët e shtetit, që të shikojnë se çfarë ka brenda dhe të matin sipërfaqen dhe nëse ka ndërtim pa leje ta prishin atë ndërtim pa leje?

Ka shumë pse në këtë rast që mund t’i drejtohen dhe nëse do të tregojë kulturë perëndimore, Lulzim Basha minimumi duhet të përgjigjet për këto pyetje dhe të lërë inspektorët të bëjnë punën e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN FUGA/ Letër publike zonjës Lindita Nikolla me rastin e largimit nga posti
Previous article LINDA KARADAKU/ Oferta e Ramës për Vitin e Ri!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k