• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Punë shqiptarësh, gjellë qensh
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Punë shqiptarësh, gjellë qensh

December 27th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Mentor Kikia

Sa herë popujt sivëllezër bëjnë ndonjë gjë të mirë, ne fillojmë bëjmë krahasimin: Po ne pse nuk e bëjmë?

Në verë, pati një diskutim këtu, ndër ne intelektualët e facebook-ut, se përse nuk reagojnë këta emigrantët shqiptarë, që kanë parë botë e sy dhe kanë mësuar ç’është demokracia.

Pra pse të mos organizoheshin siç bënë rumunët. Në fund të fundit ata nuk kanë frikë se do ti heqin nga puna. Madje pati edhe ndonjë mendje pak më e ftilluar si Fatos Lubonja, që i bëri deri edhe përgjegjës madje:

Ja cfarë shkruante ai në gusht të këtij vitit: “Emigrantët tanë janë më shumë me qeverinë.

Nëse do ishin të përfshirë në jetën e vendit si janë këta (rumunët), atëherë do ishte e rëndësishme se krahasimi do ishte motivues.

Duhet të ishin më të pranishëm, më të informuar. Por në nivelin që janë, s’besoj se ndikojnë në jetën politike.

S’mund të sillnin ndryshimin, e aq më pak një revoltë”.

Me pak fjalë janë thjeshtë tullaxhinj dhe punëtorë fermash, se kanë haberin nga lëvizjet politike.Tani, duke iu referuar gjithnjë kuvendimit facebook-or, lukunia e njerëzve vërhsonin të flisnin për paaftësinë e emigrantëve për të ardhur e për ta ndryshuar këtë vend (ndërsa ne do të qëndonin në hije duke pirë duhan, kuptohet).

Dhe përfundimi është si gjithmonë: Po nuk bëhet ku vend more jo!

Dhe ja, një ditë dimri, ca djem në Angli, vendosën të organizojnë një protestë në Shqipëri. Lajmi u përhap: Do të vijnë emigrantët të bëjnë protestë.

-Jo -thanë emigrantët, ne do të vijmë por po e organizojmë që të vini edhe ju.

-Aha, ne kujtuam se do të protestoni vetëm juve, pa ne këtu jemi, po të donim protestonim vetë.

Këta organizatorët, padyshim që morën kontakte me njerëz që janë afër opozitës se ata që janë në ministrira nuk protestojnë.

Dhe ja çfarë lexoj sot: Po vallahi edhe këta mund të jenë të implikuar politikisht. Se dëgjova që ky organizatori është me PD-në.

Dhe pastaj zbrazet batareja: Po u bë ky plehra të vijë ky të bëjë protestë këtu? Sa lekë i ka dhënë Basha me Monën sa? Ik more vemje se i dimë vetë këto punë ne.

Po mirë e kanë ore “vemje”, ikni. Ikni more siç ikët dikur nëpër male, me gomone, nëpër kamionë, nëpër bodrume anijesh, ikët dhe shpëtuat një popull të tërë nga uria.

Do të ishte vdekja më masive pas zisë së patates në vitin 1700, por të mos kishit ikur ju. Tani doni të na shpëtoni ëshë nga korrupsioni.

Po ne budallenj na dini që të vijmë pas jush?

Nuk dua të jap verdikt mbi një nismë të një grupi njerëzish, por është shokuese sjellja jonë si shoqëri. Padyshim unikale, e pashpresë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Ky ishte “viti i Lulzimit”!
Previous article ANALIZA/ Kur një delirant merr flamurin e “diasporës” dhe në lojë përfshihet edhe Ilir Meta

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k