• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Studentët dhe SPAK mendohet se do ta çlirojnë Shqipërinë e zënë rob nga korrupsioni
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ Studentët dhe SPAK mendohet se do ta çlirojnë Shqipërinë e zënë rob nga korrupsioni

December 24th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Tani është thuajse e sigurt: Brukseli, duke folur nëpërmjet politikës gjermane dhe të disa politikave të tjera të vendeve të Bashkimit Europian, shprehet se me këtë qeveri nuk mund të hapen negociatat me Bashkimin Europian.
Korrupsioni Berisha nuk u luftua, sepse qeveria Rama pranoi ushqimin e tij, por tani në favor të vet. Domethënë korrupsioni vazhdon.
Politika gjermane nuk ka më besim te kjo qeveri.
Pse gjithë kjo goditje.?
Korrupsioni është kryesori, pastaj vijnë dhe gjendja e mjerë e paaftësisë politike të qeverisë për moskryerjen e reformave dhe ngadalësimin deri në zero të ristrukturimit demokratik të sistemit politik aktual.
Por ka një gjë që është esenciale: e gjithë kjo gjendje është pasojë direkte e korrupsionit qeveritar.

E shihni se në çfarë gjendje është sot Shqipëria dhe shqiptatet? Një tufë hajdutësh që duan ende të grabisin shqiptarët dhe shtetin e tyre, për të garantuar fitimet e paligjshme, penalizojë me varfëri dhe me humbje shprese të gjithë shoqërinë shqiptare.

Ky është një turp historike i cili nuk ka shembull në asnjë vend europian.
Dhe pyetja është kjo: tani që shqiptarët do ta marrin vesh arsyen e vërtetë të varfërisë së tyre, ende do ta mbajnë një qeveri abuzuese?

Njëzet vjet korrupsion. Studentët duket se janë e vetmja shpresë. Por, a do të dalin ata masivisht në janar edhe me fotot e kryqëzuara të Ramës Berishës, Metës dhe Bashës?
Mendoj se po. Koha ka ardhur. Studentët dhe SPAK mendohet se do ta çlirojnë Shqipërinë e zënë rob nga korrupsioni. Dhe do ta çlirojnë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Unë do të jem në protestë, por jo për të kërkuar dorëheqjen e Ramës
Previous article BEDRI ISLAMI/ Përse duhet bërë riformatimi i qeverisë dhe “mallkimi” i njohur i mandatit të dytë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k