• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Letra e Nadires nga Struga, në inbox-in tim
Home
Blog

MIRA KAZHANI/ Letra e Nadires nga Struga, në inbox-in tim

December 19th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Dy fjalë para se të lexoni letrën e Nadires: Kam marrë shumë mesazhe që pas ditës që “shtypa” studentë me makinën time. Në fakt ende nuk e kam kuptuar se si asnjë polic nuk u afrua të më ndihmonte sepse isha për 30 minuta e vetme para një turme që argëtohej para makinës time. Koha do i kthjellojë dhe të rinjtë e paqartë. Pra mesazhet kanë qenë të ndara, disa mbështetës disa me urrejtje dhe edhe pse shihnin videon prapë se shihnin dot të vërtetën. Jam përpjekur t’i lexoj të gjithë e t’u përgjigjem të gjithëve, në disa raste kam respektuar nivelin e tjetrit matanë. Por letra e Nadires nga Tetova e Maqedonisë më preku për një arsye që nuk kishte të bënte me hallin tim si “gangstere” në 48 orët e fundit, por për pastërtinë, logjikën dhe dashurinë për vendin tonë. Është një letër që do më pëlqente të shkonte tek çdo student që jeton në Shqipëri, edhe tek të mirët edhe tek mistrecët, edhe tek të shkëlqyerit edhe tek ata që i quajnë mbetës. Aftësitë për shkollë janë një e dhënë që nuk varet gjithmonë nga ne, por për të qenë njerëz nuk do hiç shkollë.

Letra e Nadire Zhakut: Përshëndetje e nderuar Mira, Shpresoj qe ju të gjeni pak kohe për të lexuar mesazhin tim.

Nadire Zhaku- Jam nga Maqedonia ,dhe këto dite protestash në Shqipëri po i ndjek me shume vëmendje dhe më duket që këto protesta të studenteve janë si ajo medalja me dy anë, në njërën anë ata zgjuan tek ne një shpresë guximi që ne na e mbajnë të ndrydhur për shume vite nga këto anë, dhe nga ana tjetër po sa me fat janë ata studentë që ka se kush i dëgjon.

Kërkesat e tyre sidomos për tarifën më duken shumë qësharake kur i shoh në krahasim me tarifat tona në Maqedoni tarifa të cilat janë shumë herë më të larta. Sa do të doja që të ndihesha shtetase e këtij vendi e të ndjeja që sado pak me ato tarifa jap kontribut për atdheun tim, por un paguaj tarifa shumë herë më të larta në të gjitha drejtimet , edhe në fund të ditës mua më trajtojnë si një 20% shqiptare, por ama ju nuk e dini çfarë do të thotë që në të gjitha konkurset shtetërore ka një paragraf që të pyet për shtetësinë tënde, sepse nëse shkruan shqiptare atëherë koeficienti për t’u pranuar në atë konkurs është shumë i vogël, por të paktën këto studentët kët që po protestojnë mbase se kanë idenë se çfarë kërkojnë e çfarë ju duhet në jetë.

Shpresoj që pavarësisht gjithë kësaj situate, unë do të doja të isha krenare me atë protestë deri në ditën që kryeministri pranoi të takohet me ta, por tash me duket që këto dashkan që të ikin nga orët e mësimit. Po edhe un jam dakord që duhet të bëhet një klasifikim, për profesorët, për librat, për degët, për punët pas diplomës, për klasifikimet, por jo që të degjenerojnë protestën deri në këtë pikë.

Pastaj se kuptoj këtë tarifën e masterit, sepse këtu tek ne master është shkalla e dyte që merret me dëshire dhe s’është e detyruar, besoj se edhe atje është e njëjta gjë. Do doja të kisha mundësi të isha pjesë e atyre studenteve e të paguaj tarifat atdheut tim dhe shtetit tim, me të mira e të këqijat e veta, por të paktën i paguani shtëpisë suaj, atdheut tuaj.

Un gjithmonë i rri besnike shprehjes së John F.Kennedy “ASK NOT WHAT YOUR COUNTRY CAN DO FOR YOU,ASK WHAT YOU CAN DO FOR YOUR CONTRY.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMANDO META/ Pse opozita kthehet në Kuvend pas ngritjes së KLP & KLGJ?
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Problemi i vërtetë nuk është protesta, por dialogu

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k