• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Çfarë do t’i thonë amerikanët Ramës për protestën e studentëve?
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ Çfarë do t’i thonë amerikanët Ramës për protestën e studentëve?

December 19th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Kjo që vjen do të jetë historia trimfuese e Shkabës Dykrerëshe për të rimarrë Arbërinë.

U formua ushtria e Kosovës. Ambasadori amerikani në Këshillin e Sigurimit u tregua dje i prerë për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe nuk i përfilli fare antishqiptarët shekullorë. Ky ishte sukses i madh për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Po Shqipëria?

l.Shkaba Dykrerëshe pasi mundi Adnadollin pushtues pesëqindvjeçar, pasi mundi yllin e kuq të komunizmit në Shqipëri; pasi mundi Beogradin dhe çliroi Kosovën, tani i duhet të mposhtë korrupsionin në Shqipëri që të dalë triumfuese për të rimarrë Epirin dhe Iliridën, territoret kryesorë të Arbërisë…

Pengesa kryesore janë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë së sotme.

Po këto ditë, bashkë me ushtrinë shqiptare në Prishtinë, Shkaba Dykrerëshe po mbahet nën heroikën studentore shqiptare…

Studentët do vijojnë, edhe pse gjithë korrupsioni PS dhe PD është kundër e po bën lojë të shëmtuar ndaj tyre…

ll.Kë ka shqetësuar Shkaba Dykrerëshe?

Presidenti serb Vuçiç nuk di ku e ka kokën… por nuk janë mbrapa dhe të gjithë këta tanët: Berisha, Rama, Basha, Meta.

Janë bashkëkohorë që nuk kanë për t’i shpëtuar dot furtunës antikorrupsion: edhe këta do t’i përplasë Shkaba Dykrerëshe si keqbërës të popullit të vet. Në njëqind vjet më në fund edhe këta, si Presidenti serb Vuçiç, ndihen dhe janë me motivin njëqindvjeçar antishqiptar. Dhe po kërkojnë destabilizim të situatës në Shqipëri.

Ramës i janë ngritur studentët me platformë elokuente Kuq e Zi. Ata do të vijojnë.

E patë si i flakën dje si dy sende të vjetëruara Bashën e kompani? Po Rama? Doli si mjeran sot para ca studentëve që nuk e përfillën… Dhe shumica i ikën nga takimi, duke lënë me antarët memecë të partisë së tij

Studentët do vijojnë se nuk janë vetëm.

Po çfarë do t’i thonë amerikanët Ramës për protestën e studentëve, tani që ata me forcë e futën Saliun në Parlament?

Do t’i tregojnë vendin për t’i marrë Studentët në shpejtimin e luftës antikorrupsion. Nëse politika amerikane mbështet studentët dhe i merr ata me Zërin e Amerikës, Korrupsion i shqiptar Berisha-Rama jep shpirt para se t’i vijë goditja penale nga SPAK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Ja pse më argëton shumë ky ‘debat’ për reformën...
Previous article MERO BAZE/ Asgjë pa lekë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k