• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARIAN GALDINI: Bursa e politikës…
Home
Blog

ARIAN GALDINI: Bursa e politikës…

October 22nd, 2017 Arian Galdini Blog 0 comments

Dal nga dera e shtepise dhe ne ashensor jemi bashke me fqinjin e deres perballe.

Miremengjesi Gimi – i them une…

Gjes, gjes – pergjigjet Gimi.

Dukesh me nerva sot. Eshte edhe e diele. Kush te ka merzitur? – vazhdoj une.

Gimi: Po si mos te jemi te merzitur… Na e moret shpirtin ju politikanet. Nane keni merzitur jeten ne kete vend.

Une: Kur thua ju, e ke edhe me mua?

Gimi: Po ore. Te gjithe njelloj jeni. Kusare e hajduta.

Une nuk ia mar per keq se e di qe Gimi eshte hokatar e burre shume i mire dhe e di qe nuk e ka me mua, por gjithesesi e pyes:
Po mire o Gimi, sa politikane ke ne deren perballe, qe jetojne si ty?

Gimi: Nuk po flas per ty, por ju politikanet te gjithe nje lloj jeni. Na e keni sjelle ne maje te hundes. Kena vujt si dreqer ne kohen e Enverit, e ja ku po na detyroni edhe neve qe e kena urryer komunizmin edhe atehere kur te ikte koka qe te themi: A t’morsh t’ligat o Enver….

Une: Ore Gimi, po nese nuk e ke me mua, pse me thua mua, ju politikanet? Jam komshiu yt. Jetoj me ty, si ty. Me sheh cdo dite. Nuk ta pranoj kete futjen e te gjitheve ne te njejtin thes. Se ai thes, tek Enveri te con…

Gimi: Po po, njelloj jeni te gjithe. A je politikan? Politikanet kusare jane.

Une: O Gimi, a te kujtohet ne qershor? Po me thoje se ke nja 20 – 30 vota per te shitur. Po me kerkoje te ti blija une ose te te gjeja ndonje parti a kandidat bleres. Kur une te thashe se ky eshte krim e une nuk merem me keto pislliqe, me the qe nuk kam per te bere hajer me keto mend qe kam. Tani qenkam une i keqi pse jam politikan…

Gimi: Normal. Pse votat qyl do ti jap une?

Une: Po vota jepet me vullnet te lire. Me vota zgjedh. Po zgjodhe ke te drejte te ankohesh dhe kerkosh llogari. Po zgjodhe, sjell ne krye politikane te mire qe nuk vjedhin. Po e shite voten, kot i shan politikanet. Se ata qe ta blejne voten jane kusaret e ti klienti i tyre. Nuk mund te kerkosh kolektivizimin e kohes se Enverit, pse nuk je ne gjendje te mbash per vete voten tende…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Tani, vazhdimisht do të kemi të reja!
Previous article MIMOZA KOÇIU: Ndal linçimit të gazetarëve!

Arian Galdini

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k