• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
LUBJANA PRENÇI/ Një vështrim i përgjithshëm mbi protestën e studentëve
Home
Blog

LUBJANA PRENÇI/ Një vështrim i përgjithshëm mbi protestën e studentëve

December 14th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Në ditët e fundit , lajmi që ka dominuar median dhe jovetëm , është protesta e studentëve, e cila me masivitetin e saj arriti të ketë një impakt të fuqishëm në opinionin publik.

Nëse  do të analizoja në një kënd vështrim kritik ,ndoshta për tej të qënit një studente dhe protestuese , do të vlerësoja si një faktor kyc ‘sedrën’ , katalizatore në popullarizimin e protestës, si asnjëherë tjetër përgjatë këtyre viteve, pas ndryshimit të sistemit.

Të disfavorizuar nga njëpikë e VKM- së , si dhe të etiketuar si “ ngelësa ” , brenda studentëvë vërshoi ndjenja e revoltës , të gjendur perballë përbaltjes së imazhit të tyre. Ishte pikërisht ky thelbi që të rinjtë “ të zhveshur ” nga ideologjitë politike ,iu bashkëngjitën në masë protestës, për të hequr një pikë VKM-je , e cila i rëndon te si financiarisht ashtu edhe moralisht.

Aspekti  rëndësishëm i protestës është që ajo nuk ka asnjë ngjyrim politik, fakt të cilin studentët e kanë ritheksuar disa herë. Pothuajse të gjithë studentët kanë bindje politike, përaqkohë sa ato gëzojnë të drejtën e votes dhe kjo është mëse normale.

Por protesta shpreh nevojën që ne si student ndjejmë që kërkesat tona të plotësohen, duke u treguar të kujdesshëm që të mos kanalizohemi në kontekste politike, pasi të gjithë ne si shoqëri jemi të vetëdijshëm që kur protesta civile miksohet me politikën, transformohet dhe feedback-u që merret është përsëri politik dhe aspak funksional .

Shfuqizimi i një pike të VKM – së, i motivoi studentët që zëri ynë edhe mund të dëgjohej, kështuqë vazhduam me protestën duke parashtruar disa pika të tjera, tashmë të mirënjohura nga ne, qënë fakt janë bazike që një studentë jetojë dhe studiojë me dinjitet në mjediset universitare.

Por në fakt ajo që kuptuam është që kultura e parandalimit është shumë e rëndësishme, në cdo dimension dhe hallkë të problematikave shoqërore.

A mund të ralizonim një protest të tillë masive që në viti 2014 , kur pati një rritje progresive të tarifave në universitete?

Kuptojmë që kur një ligj është pranuar dhe ka ngulur rrënjë , duke që c’rrenjosja e tij është më e vështirë sesa një protestë e ndërgjegjshme dhe efiakse e realizuar në kohën e duhur.

Ashtu sic është e vështirë të besojmë tek dialogu, jo për shkaqe subjektive politike , por për vetëdijen që kemi në lidhje me zvarritjen e procedurave,të justifikuara shpesh në emër të konsulidimit dhe burokracisë , tashmë traditë e administratës sonë.

Ndërkaq media ,rrjetet sociale dhe opinion publik në tërësi , kanë lujtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe promovimin e protestës .

Në historinë shqiptare ,studentët konsiderohen si të aftë përrevolucion , duke e lidhur këtë koncept me ngjarjet e ndodhura paraviteve   90.   Pas shumë vitesh studentët në një unitet , me një protestetë pastër dhe paqësore , jo vetëm që po kërkojnë të drejtat e tyre , por mbi të gjitha po përcjellin një mesazh në shoqërinë shqiptare , që ata të protestojnë jo vetëm në statusin e militantit, por edhe në atë të qytetarit.

U ringjall shpresa se shoqëria jonë mund të reagojë edhe pa stimulin politik ,mund të organizohet , të protestojë dhe të kërkojë të drejtat e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN XH. DUKA/ Protesta me duf, dufi me karar
Previous article MERO BAZE/ Një “gondola” veneciane, për t’u kthyer pa lagur në Kuvend

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k