• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
XHOVANI SHYTI/ Fati i mbrapshtë i rinisë shqiptare
Home
Blog

XHOVANI SHYTI/ Fati i mbrapshtë i rinisë shqiptare

December 13th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Edhe në këtë periudhë tragjizmi mbarëpopullor që po kalon vendi rinia rezulton të jetë shtresa e popullsisë që po vuan pasojat më të dhimbëshme, duke konfirmuar kështu vijimësinë historike të fatit të saj të mbrapshtë.

 

Sepse i mbrapshtë ka qenë fati i rinisë në hershmërinë dhe po i tillë vijoi të jetë në përgjatje të shkallëve historike, deri në këtë fazë moderniteti të ardhur pas kalimit rreth pesë dekadësh nën komunizëm.

Pesëqind e kusur vite më parë “murtaja” që kosiste me shumicë fatin e jetës së rinisë e kishte emrin nizamllëk, apo inkuadrimi si ushtar në shërbim të legjioneve të ushtrive të huaja. Fat ky i rrjedhur nga prapambetja, varfëria ekstreme dhe qënia e truallit arbnor nën sundimin e pushtuesve që iknin e vinin.

Nizammllëku dhe qënia ““mish për top” nëpër luftëra ishte fati tragjik i rinisë shqiptare, fat të cilin vijoi ta gëzojë përgjatë gjithë moteve pasuese nën të njejtin atribut që favorizonte zorzopët udhëheqtar dhe jo mirësinë e vendit.

Me rënien e Perandisë otomane, e cila me nizamllëkun që ofronte ishte stimuluesja më e madhe e fatit tragjik të rinisë arnautistane, pesha e fatit të saj tragjik morri dimensionin e luftës për çlirimin kombëtar, duke bërë realitet vargjet:”Nga betejat vijmë drejt luftërave shkojmë”. Pra, sërish, fati i të mjerës rini shqiptare u bë shpirti i sheshbetejave që do të përfshinin vendin në të gjithë territorin e tij. Dhe kur këto beteja u duk se u fashitën e shpresohej se pas dimrave historik do të vinte Pranvera e fatit rinor, “xhelati” që, krahas nizamllekut do të kosiste fatin e pjesës më të madhe të rinisë do të ishte mërgimi. I rrjedhur po nga prapambetja, varfëria ekstreme dhe padëshira e udhëheqësisë për ti sjellë atdheut fat të mbarë. Edhe ndër këto mote hapërdarjeje, mërgimi dhe konfliktet e armatosura brenda e jashtë vendore, do të sillnin zbrazjen e truallit të lashtë arbnor, rinia e të cilit kurrë nuk e kish njohur Pranverën e fatit.

Lëvizja për çlirim kombëtar nga pushtuesit nazi-fashistë vërtetë e ndali fenomenin tokëzbrazës të mërgimit, por zgjeroi kraterin e fatit tragjik të kositjes së jetëve rinore të shuara ndër betejat e ushtrisë partizane, ku rinia përbënte pjesën e tyre dërmuese. Fatin tragjik e dëshmon edhe fakti se mbi 80 % të numrit të të rënëve në këtë luftë(28 mijë dëshmorëve) e përbënin të rinjtë e të rejat, që u flijuan në emër të idealit komunist, të një jete tjetër që do ti jepte fund fatit tragjik të rinisë, sundimit të shumicës mbi pakicën etj. Gjë që nuk ndodhi sikurse u propagandua, pasi sërish udhëheqësia politike  me prejardhje “proletare” e hëngri fjalëdhenien dhe, duke ja dalë ta mposhtëte shumicën rinore, me gjithfarë lloj mjetesh e formash, i’a riktheu fatin e vet tragjik, duke i varur në “njerën dorë kazmën, në tjetrën pushkën” dhe për të pabindurit nenin 55, që të hidhte në burg për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor komunist.

Me këtë triniti dhe shpirtin e tharrë nga ndalesa me dhunë shtetërore e besimeve fetare e gjora rini e kaloi pragun e shëmbjes së Murit të Berlinit duke i besuar kushtrimit për të shembur sistemin komunist. I besoi premtimit se pas shëmbjes së këtij sistemi edhe Shqipëria, vendi me popullsinë më rinore në botë, më së fundi, do fitonte lirinë e shumëdëshiruar dhe do ti bashkëngjitej vëndeve demokratike përëndimore.

“Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë europa”, ishte kredoja që hodhi në betejën e ndryshimit të madh gjeneratën e rinisë studentore, e cila kurrë nuk mund ta kishte besuar se vetëm tre vite pas betejës për shëmbjen e busteve dhe idhujve komunistë do të përjetonte sërish të njejtin fat tragjik. Pra qënien “mish për top” në duart e esnafëve të rinj politik, të cilët, sikurse fati tragjik, doli të qenë hije e të ngjashmëve të tyre historik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NERITAN CEKA/ Koha për negociata mes Qeverisë dhe studentëve
Previous article ILIR METAJ/ Me Edmond Tupen, por dhe me Policinë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k