• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 13th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Që studentët të mos e humbasin besimin e qytetarëve
Home
Blog

ARDIT RADA/ Që studentët të mos e humbasin besimin e qytetarëve

December 12th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ardit Rada

Në tetë ditë të protestës së tyre, shfaqën pamje mjaft emocionuese teksa qytetarë u çonin ushqime studentëve, çaj dhe madje hapën dyert për ta.

Postime të panumërta në rrjetet sociale tregonin mesazhe solidarizuese nga emigrantët me shtëpi të lëna bosh në Tiranë, që ofronin çelësat nëse ishte nevoja që studentet të flinin. Mirëpo kjo nuk mjaftoi! Ora 16:00 e së martës që duhet të ishte përfundimi i ultimatumit për qeverinë, shënoi përçarjen e vetë studentëve.

Në tetë ditë, shqiptarët panë një nga zhvillimet më të mrekullueshme të demokracisë, qoftë edhe alla shqiptare. Asnjë gur i hedhur, asnjë plan të policisë në ekran dhe mbi të gjitha asnjë thirrje për dhunë. Madje, një zell të masës për të ndalur njëri-tjetrin për t’i ndalur veprime të tilla.

Për t’u kthyer tek ora 16 e së martës, studentët u gjendën të papërgatitur për ta përshkallëzuar lëvizjen. Arsyet janë të kuptueshme: Një tufë rrymash, duke nisur që nga aktivistët e Lëvizjes për Universitetin, e deri tek Këshillat Studentorë të plakur e të zgjedhur që në kohën e qeverisjes PD-LSI, në vitin 2011.

Gjatë tetë ditëve, protestuesit hodhën akuza ndaj njëri tjetrit për prapavijën politike që duhet të ndiqnin.

Teksa i bënin thirrje qytetarëve që nën cilësinë e prindërve t’u bashkoheshin, vetë ata ishin të parët që refuzuan protestuesit e Unazës së Re. Dhe ky nuk ishte kulmi.

Skadimi i afatit të ultimatumit për qeverinë në fakt tregoi se kush bërtiste për hall dhe kush shpresonte që duke ngjirur zërin të sillte në pushtet opozitën. Tregoi dhe vërtetoi se ata që kërkonin mbështetjen qytetare, shkuan pikërisht t’i mbyllnin rrugën te Zogu i Zi vetë qytetarëve. Me strategjinë dhe shpresën e opozitës, që të ngjallej pakënaqësia popullore. Pamje të transmetuara nga së paku gjashtë rrethe pikërisht në të njëjtën orë të se njëjtës ditë. Ç’paradoks!

Sot opozita shqiptare i ka futur hundët më tepër sesa qeveria në kauzat e shqiptarëve. Ose e thënë më saktë, në kuptimin e parë, dytë dhe tretë të fjalës: Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi gjejnë shesh dhe bëjnë përshesh…

Dhe kur kauza është e drejtë, por qoftë edhe e të paligjshmëve si tek “Astiri”, shkon opozita që i orienton drejt bllokimit të rrugëve. Dhe ky nuk është hall i Ramës, por i qytetarëve që e duan Shqipërinë me protesta, por me rrugë të lira.

Ndaj studentët që nuk e duan dialogun me Ramën, kanë të drejtën e Zotit dhe të Ligjit të grumbullohen ku të duan ata. Por jo ku i çon opozita. Sepse duhet të jenë antitezë e ‘filozofisë’ botërore se populli është dele dhe politika është çoban. Në mos ujku!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Hafijet e Saliut, Metës e Monikës, janë hedhur si të tërbuar të degradojnë lëvizjen studentore
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Studentë! Digjni PS-PD-LSI, përpara se ata t’i venë zjarrin kauzës suaj!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k