• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Ftesa e qeverisë për dialog është fitore për protestën studentore
Home
Blog

ARDIT RADA/ Ftesa e qeverisë për dialog është fitore për protestën studentore

December 7th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Edi Rama nuk e ka zgjatur heshtjen ndaj protestave studentore. Dhe duket se ka thënë gjënë e drejtë: Ejani të flasim! 24 orë pasi ministrja e tij e arsimit ka njoftuar përmbushjen e pikës së parë të kërkesave të studentëve, heqjen e tarifës për provimet e mbartura, Rama ka ftuar për dialog “sy për sy” përfaqësinë e studentëve, për kërkesat e tjera të mbetura. Ku spikasin kërkesa për asrim falas dhe gjendjen e ambjenteve mësimore e konvikteve.

Në ditën e tretë të protestës, qeveria ka këmbëngulur për t’u ulur në tryezë dialogu, si e vetmja rrugë për të diskutuar konkretish kërkesat studentore dhe për të parë mundësinë e realizimit të tyre.

Kjo dorë e shtrirë duhet parë me realizëm nga studentët. Ata arritën dy fitore në 24 orë: detyruan qeverinë që të anulojë pikën 4 të VKM Nr.288 dhe e shtynë Ramën të kërkojë takim me ta. Ky zhvillim vjen në kushtet kur tre kërkesat e tjera të pazgjidhura nuk përbëjnë më një akt që mund të shbëhet me një firmë në një VKM të qeverisë. Arsimi falas dhe kushtet e mësimdhënies janë procese të cilat përbëjnë sfida për vende edhe shumë më të zhvilluara se Shqipëria. Kostot financiare të këtyre proceseve nuk zgjidhen më në distancë, njëra palë nga rruga dhe pala tjetër brenda mureve të qeverisë. E ka kuptuar drejt këtë moment edhe kreu i shtetit Ilir Meta, i cili dje kërkonte dialog dhe zgjidhje ligjore të kërkesave të studentëve.

Një protestë që kërkon realisht të arrijë objektivat e saj të shkruara nuk mund të jetë ultimative. Shteti përdor taksat tona dhe ato duhen mirëmenaxhuar. Sot shteti shqiptar subvencionon 75-83% të shkollimit për çdo student në universitetet publike. Kërkesa për arsim falas padyshim që ngjan e bukur dhe joshëse për të gjithë. Është një kërkesë në thelb legjitime, por që duhet peshuar në kushtet e mundësive konkrete që ka sot ky vend. Realizimi i këtij hapi kërkon mbi të gjitha edhe një analizë të ftohtë shifrash.

Sepse si qeveria, ashtu edhe studentët, duhet të jenë qartë se na çfarë mase kjo do ta rriste barrën e taksave për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Dhe studentët, janë edhe ata qytetarë të këtij vendi. Madje më mendjehapurit dhe më aktivët. Javanews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANDREA DANGLLI/ Bordellot universitare, leksioni studentor dhe disa kapsolla hipokrizie
Previous article MARK MARKU/ Studentët e revoltuar janë gjithë shqiptarët e revoltuar

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k