• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Arroganca e tepruar me studentët
Home
Blog

ARDIT RADA/ Arroganca e tepruar me studentët

December 5th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Tashmë që të gjithë palët e thanë fjalën, protesta e studentëve është më e qartë dhe e drejta qëndron në krahun e tyre.

Pas disa orësh para Ministrisë përgjegjëse për edukimin, opozita nxitoi sikurse pritej që t’i ndërhynte kauzës për të shprehur mbështetjen. Është e pamundur që ku ka grurë me shumicë të mos ndalen laraskat dhe pasi të hanë, të lëshojnë glasat e të ikin të gjejnë një fushë tjetër për t’u ushqyer. Dhe këtë panoramë e kemi parë që nga Lëvizja Studentore `90 e deri tek ‘Armët Kimike’ ku politikës i vunë drunë.

Megjithatë më dëshpëruese sesa mbeshtetja me dhunë që i bën opozita studentëve, është arroganca me të cilën ata përballen. Arrogancë kjo që shoqërohet qëllimisht me banalitet për t’ia ulur rëndësinë kërkesave ekonomike të mijëra të rinjve. Kryeministri gjatë gjithë ditës u distancua nga tarifimi që kundërshtojnë protestuesit duke ia kaluar ‘topin’ universiteteve. Madje ngriti edhe pikëpyetje të nënkuptueshme se përse pas katër vitesh u kujtuan studentët për tarifat.

Ai shkon më tej duke e përkufizuar qëllimisht sikur bëhet fjalë për disa ngelës nëpër provime. Duke ecur në këtë logjikë, dhe nga pasqyrimi filmik i protestës, qytetarët kuptojnë dy gjëra: Ose Tirana paska kaq shumë ngelës. Ose pak ngelës u kanë marrë mendjen mijëra shokëve kalues.

Tani të kthehemi te kërkesat reale. Pavarëssht mbrojtjes që i bën Rama VKM-së apo autonomisë universitare, asnjë fjalë nuk është artikuluar qoftë për tarifimin vjetor, qoftë për kushtet më të mira në konvikte. Për të parën, ata studentë që folën sot në protestë kanë vite që qëllojnë me vezë e me salcë mbi Ramën vetë dhe mbi ministren e Arsimit. Për kushtet në konvikte, studentët nuk kanë marrë ende përgjigje që kur u takuan para 28 vitesh me Ramiz Alinë. Veçse kanë parë nga viti në vit se si konviktet o bëhen pallate, o u jepen privatëve.

Para studentëve dhe gjatë Astirit, më 26 nëntor të këtij viti, dhjetëra minatorë protestonin përpara Kryeministrisë. Disa prej tyre fjetën në rrugë në mes të shiut disa netë me radhë derisa syresh u është shpifur pneumonia dhe kanë ikur në heshtje. Asnjë fjalë për ata të moshuar që rrinin në shi. Asnjë lajm, asnjë takim me ta. Pavarësisht se ‘Statusi i Minatori’ po mbahet peng prej të gjitha qeverive sikur të ishte Kutia e Pandorës që duhet mbajtur mbyllur me çdo kusht. Problemi real që kanë qeveritë shqiptare me qytetarët është mungesa e përballjes për çështje të drejta.

Dhe ja ku jemi sot, në 28 vjetorin e Lëvizjes Studentore. E gjithë energjia e pushtetit shkon për të sqaruar zaptuesit tek “Unaza”, duke shpresuar që edhe tek studentët të shkojnë Klevisi si i shkolluar, Grida si pedagoge dhe fëmijët e LSI-së.

Pastaj aty fundi dihet…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ “Venecia” i ka hequr PD-së, shkakun që shpiku kundër Reformës
Previous article ARTAN FUGA/ “Edhe kur studentët nuk kanë të drejtë, ata kanë gjithmonë të drejtë! Pikë.”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k