• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ERVIS ILJAZAJ/ Përse Berisha, Kryemadhi dhe Meta janë të interesuar të rrisin profilin politik të Veliajt?
Home
Blog

ERVIS ILJAZAJ/ Përse Berisha, Kryemadhi dhe Meta janë të interesuar të rrisin profilin politik të Veliajt?

December 4th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Sali Berisha ka bërë publik ditën e djeshme një mesazh të ardhur nga “qytetari dixhital”, ashtu sikurse i quan ai në këto raste, nëpërmjet të cilit denoncohej abuzimi që po bën ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me testet ndaj punonjësve të shëndetësisë, për të vënë në ato pozicione pune njerëzit e saj.

Dhe, qëllimi i gjithë kësaj historie, sipas “qytetarit dixhital”, është pikërisht fakti se Manastirliu do të jetë kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale, dhe jo Erion Veliaj. Në këtë mënyrë Manastirliu është duke përgatitur që tani fushatën e saj elektorale, sipas denoncimit në fjalë.

Në fakt, lajmi në këtë histori nuk është abuzimi i presupozuar i Manastirliut me testet, por shpallja e saj nga ana e Sali Berishës si kandidate për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 2019-s.

Se sa kjo është e vërtet, do të duhet të presim zgjedhjet. Por, jo rastësore është interesimi i Berishës për kandidaturën e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës. Si të thuash, ky ishte një lloj paralajmërimi për Erion Veliaj, të cilit, sipas Berishës po i rrezikohet kandidatura për Bashkinë e Tiranës.

Përse ky interesim i Berishës për fatin e Veliajt!?

Duket sikur ka një lloj interesimi nga shumë lider të opozitës për të rritur, forcuar dhe fuqizuar profilin politik të Erion Veliaj.

Disa ditë më parë, Monika Kryemadhi, u shpreh se, e vlerësonte punën e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës. Duke bërë në këtë mënyrë, një ndarje të qartë midis Edi Ramës dhe tij për sa i përket profilit politik. Jo vetëm kaq por, po të shohësh me kujdes, nuk gjendet asnjë deklaratë publike e Lëvizjes Socialiste për Integrim kundër Veliajt dhe punë së tij. Kjo është një sjellje që nuk ka asnjë logjikë politike. Sepse, LSI dhe PD, sipas deklaratave të tyre, do të jenë në koalicion në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndoshta edhe me kandidaturë të përbashkët.

Atëherë, si do të garojë kundër Veliajt Lëvizja Socialiste për Integrimi nëse mendon se ky ka punuar mirë në Bashkinë e Tiranës!?

Duket si një non sense politik raporti që ka deri më tani LSI me Kryetarin e Bashkisë. E megjithatë, nuk është një raport personal i ndryshëm nga ai me Kryeministrin. Por, një strategji politike për të vënë në dukje dhe për ta theksuar qartësisht profilin politik midis Veliajt dhe Ramës.

Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një intervistë të dhënë disa ditë më parë, kur u pyet për raportin e tij me Kryetarin e Bashkisë, nuk deklaroi asnjë pakënaqësi, madje tregoi në mënyrë indirekte një lloj respekti për punën e tij. Në fakt, Meta mund të justifikohet për shkak të pozicionit që ai mban si President por, edhe më parë nuk ka patur akuza thelbësore kundër Veliajt.

Është e qartë se ka një përpjekje nga Berishës, Kryemadhit dhe Metës, për të fuqizuar politikisht Erion Veliaj, dhe jo pa arsye. Por, ndoshta si një strategji politike për të krijuar konkurrencë brenda mazhorancës midis figurave të forta politike.

Ka patur një rast të tillë në vitet 2000-2001, kur personazhe politikë të fortë brenda Partisë Socialiste si Meta, Nano dhe Edi Rama si kryetar Bashkie, krijuan një lloj konkurrence e cila solli rotacionin politik në vitin 2005.

A do mund të ndodhë edhe kësaj herë rotacioni duke rritur profilin politik të Veliajt dhe konkurrencën brenda PS-së? Kjo mbetet për t’u parë se si do të evoluojnë dinamikat politike brenda Partisë Socialiste dhe opozitës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Mes tigrave, komandantëve, librave, luftërave dhe krerëve të fiseve
Previous article BARBARA WESEL/ Vive l’Anarchie!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k