• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Mos jemi gjë të gjithë të çakërdisur nga trutë ne?
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Mos jemi gjë të gjithë të çakërdisur nga trutë ne?

November 27th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mentor Kikia 

Mjafton të bësh një xhiro në rrugët e Tiranës(jo nga Unaza e Re) dhe mbledh mjaftueshëm prova për të kuptuar se jemi një shoqëri depresive.

Nuk e ekzagjeroj.

Po ju tregoj disa episode: Në afrësi të ish stacionit të trenit, një makinë ka ndaluar duke bllokuar rrugën. Burri në timon, gruaja hyn e del nga dyqani. Dikush, para meje, i tërheq vëmendjen burrit për bllokimin e rrugës.

Ai zbret nga makina, duke turfulluar e duke sharë me sa kishte në kokë(me rob, me shpi, e kështu gjërash), dhe tenton ti hapë derën e makinës me dhunë.

Hapet semafori e ai ikën, duke e lënë burrin që shkumëzonte duke sharë. Shkaku ishte pse i tha që ke zënë rrugën. Dy semaforë më tutje, unë i pari, dikush pas meje i binte borisë pa ndalim.
-Po ku të shkoj, është semafori i kuq – i thashë.

-Ec more më plasi mua për semaforin, hape rrugën. S’pashë të kishte ndonjë urgjencë mjeksore se ishte vetëm në makinë. Mbylla veshët deri sa u hap semafori.

Tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi(jam kurioz ta di se ku e kanë bërë shkollën këta inxhinierët tanë që e bëjnë rrethin sa një fushë futbolli dhe ngushtojnë rrugën), dy makina fërkohen, pa dëmtime serioze. Nga njëra dalin dy vetë dhe godasin xhamin e tjetrit, duke ulëritur. Pak më tutje dy policë që pëpriqen të vënë rregull në këtë katrahurë, vijnë me vrap dhe i qetësojnë.

Këto skena i hasa në harkun e 35 minutave. Por ajo që shikoj në tërësi, është se njerëzit nuk janë të qetë, nuk janë të qeshur. Nuk dinë të thonë: Ah, më fal, të lutem! Janë nervozë, agresivë, të gatshëm të sulmojnë, të dhunshëm.

Ky është një problem i madh social, pasi është burim kriminaliteti.

Është genetike kjo, apo jetojmë në mjedisie kaq stresante sa jemi çakërdisur të gjithë nga trutë?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ E urrej patetizmin, por, këtë radhë, jo
Previous article ILIR BEQJA/ A është e majtë qeverisja e PS-së në këto 5 vite?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k