• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Po me Yllin ç’pate?!
Home
Blog

ANRI BALA/ Po me Yllin ç’pate?!

November 24th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Anri Bala

Na e ktheve Yllin nga rruga Edo… e duke qenë se e njeh mirë, e dije se do të na merrte në qafë me fjalimin e tij! Të them të vërtetën në fillim më pëlqeu, tek e shihje të artikulonte i përdëllyer e me terezi për ditët e lavdisë, të “Yllit në ngjitje”, me një lloj qetësie prej intelektuali, që e dëshmonte zëri i tij i gjoksit, i mbytur prej peshës së rëndë që ndjente në shpirt, se paska sakrifikuar veten dhe karrierën për Çunat e Bales.

Mirëpo shpejt ndryshova mendje, kur e pashë se ishte i brengosur nga gabimi i rëndë që kishte bërë… për hirë të shoqërisë. Madje, brenga e tij ishte aq e fortë, sa ishte shkatërruese ta shihje Yllin kur pranonte se: “Shpesh më duhet të ul kokën, sa herë përplasem me ta në rrugë (çunat e Bales) dhe iki i turpëruar”, vetëm sepse t’i i kërkove ndihmë mediatike, ai sajoi vetë një viktimë. Ylli mund t’ia kursente vetes gjithë këtë turpërim!

Madje, do të na kursente dhe ne duartrokitjet e zbulimit të madh, ku një farë Vasali, i cili i kishte hypur epsheve mbrapsht, me ofshama falenderonte gazetarin për zbulimin e madh dhe “nderin” që na bëri ne qytetarëve dhe gazetarëve, kur në fakt, vetëm sa na turpëroi.

Unë ndjej vetëm keqardhje për Yllin. Në qoftë e vërtetë… të dëgjosh nga goja e një gazetari, se ka shpifur botërisht, duke akuzuar një individ të pafajshëm, është vepër shumë e rëndë morale, profesionale, por edhe më shumë ligjore. Madje përligj të gjithë baltën e hedhur mbi ne dhe atij… kazanit që vjen erë!

Por, të jemi korrekt, janë shumë ata, që kanë frikë të jenë si Ylli dhe “yjet” e tjerë të gazetarisë së banaqeve, që ngjajnë më shumë si pijetarë të dehur keq, që kanë humbur arsyen dhe moralin ia mbysin afshet e alkoolit.

Ka ende nga ata, që nuk do të guxonin, që thirrjet për “mbështetje mediatike”, do t’i kuptonin si pasqyrim të vërtetës dhe jo shtrembërim të saj me “viktima”. Por çe do, Ylli e kuptoi me flijime! Ka shumë si Ylli, po aq sa është e vërtetë, se ka edhe nga ata që fusin në telashe “çunat e Bales”… apo ngrejnë skenar Babalesh, duke ia “futur si kau pelës”, kush t’i dal përpara, me sajime allasoj, duke rënduar gjendjen penale të qytetarit… në çdo rast i pafajshëm!

Ylli, sapo hapi “digën” e etikës dhe profesionalitetit të gazetarisë, duke përmbytur moralin e të gjithë atyre, që jo vetëm që nuk akuzojnë padrejtësisht, por ngelën dyerve të gjykatave duke mbrojtur me prova nderin e tyre, të akuzuar për shpifës nga padrejtësia e palo gjyqtarëve të diskretituar si hajdut, tregtarë dhe mercenarë, të blerë nga gjithfarë horri e morri xhepfryrë!

Unë nuk i besoj, ti jo e jo! Nuk mund t’i besoj një personi, që ka akuzuar publikisht një qytetarë të pafajshëm, për të mbrojtur “interesat” e tij apo dëshirën e një mikut, kur sot po i njëjti gazetar mund të bëj të njëjtën shpifje për të mbrojtur pallatin apo qiratë, e konvertuar për të mbrojtur hallexhiun e radhës të palës tjetër… që kërkon mbështetje mediatike.

Vetëm një thirrje e kam për politikanët: Shpenzojini lekët për vepra të mira, e jo duke financuar me miliona euro disa gazetarë sharlatanë, që nuk i dëgjohen lehjet kërcënuese me qëllime shpaguese, as matanë gardhit të tyre… as si profesionist e as si shpifësa!/Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Paligjshmëria dhe dhuna, filozofia që ka udhëhequr historikisht opozitën
Previous article MERO BAZE/ Ritvani nuk ka paguar tek Kunati!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k