• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Vetë socialistët po mundin socialistët
Home
Blog

BEN ANDONI/ Vetë socialistët po mundin socialistët

November 21st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Pavarësisht akuzave me të cilat mbulohet sot Partia Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve, publiku shqiptar e ka të qartë se formacioni që drejtohet de facto nga Sali Berisha e kish të pamundur të fitonte zgjedhjet. Gjithsesi, në vazhdën e zakonshme të futjes së duarve kudo kur bëhet fjalë për zgjedhje, edhe këto të fundit, paçka atyre që u thanë po dalin me mangësi. Anipse, kurrsesi aq të mjafta, që PD-ja të vinte në fuqi.

Gabimi taktik me “Çadrën”, sloganet luftë-përcjellëse dhe tulatja pas Marrëveshjes së Majit i bëri demokratët të rrinin aty ku e kishin vendin prej katandisjes që i ka bërë kreu i tyre de jure Basha dhe ai de facto Berisha.

Por, nëse do të flisnim për alternativa, publiku i gjerë priti që mandati i dytë i socialistëve të bënte përjashtimin e zakonshëm nga trendi i zakonshëm i qeverive shqiptare: Pra, që qeveritarët të ishin pak më të mbledhur, modestë dhe më me këmbët në tokë. Mbi të gjitha, Shqipërisë t’i kthehej një grimë shpresë.

Fatkeqësisht, socialistët dalëngadalë po shkojnë në rrugën e paraardhësve të tyre demokratë, si të bindur qartë se segmenti i tyre i pushtetit po zvogëlohet me ikjen e kohës së mandatit. Ka një disnivel tejet të lartë të asaj që thonë ministrat e z.Rama dhe të atyre që ndodhin realisht.

Ka një humnerë të madhe të legalizimeve, që megjithë gijotinën e kryeministrit Rama ndaj zyrtarëve të saj të korruptuar nuk po bën fare ndryshim. Më keq akoma, janë shërbimet e popullatës dhe mbi të gjitha trajtimi i tyre që jo thjesht lë shteg për të dëshiruar, por janë shumë larg kërkesave normale.

Nëse do të dëgjosh edhe aferat që lidhen me tenderat dhe ato do të provohen se janë në këto nivele korruptive sa edhe po tregohen në publik, atëherë realisht shqiptarët janë duke shkuar kah një drejtimi të hidhur.

Të parët që e kanë kundërshtuar janë vetë socialistët e thjeshtë. Ata janë gjithnjë e më të pakënaqur e të pambrojtur me akrobacitë e pakuptimta të kryeministrit për të pjellë personazhe patriotikë, që të fashisë pakëz zhurmën kundër tij.

Vetë njerëzit e thjeshtë janë të pakënaqur me retorikën lodhëse të pushtetit dhe propagandën e frikshme. Shqipëria po eksporton krahun e punës dhe po importon vuajtjen, të gjithë lodhjen e kontinentit dhe mbi të gjitha po largon shpresën, që përkthehet me ikjen e të rinjve.

Socialistët e thjeshtë janë më të vuajturit, të paktën moralisht, sepse besonin që mandati i dytë i z.Rama do të fashiste shumë gjëra.

Por, nuk është e thënë. Kinse socialistët, të tillë sepse po e provojnë që ideologjikisht s’kanë asgjë me Socializmin, po e çojnë vendin në zgrip.

Nëse fati nuk do vinte një personalitet pa peshën e liderit të vërtetë si Basha, atëherë z.Rama s’do kishte kohë për shown e tij të zakonshëm.

Kurse socialistët e thjeshtë do ishin më të qetë pasi bashkë me forcën e tyre politike do të ishin në opozitë, aty ku po tregon se do të shkojë e majta. Sido që të shkojë rezultati i zgjedhjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI FATOS KONGOLIT/ Për Lilin, letërsinë, eutanazinë dhe ata që u detyroj jetën
Previous article KATY STEINMETZ/ Ja si truri ju mashtron për t’i besuar lajmeve të rreme

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k