• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Kush i sulmon pas shpine deputetët e PD?
Home
Blog

ANALIZA/ Kush i sulmon pas shpine deputetët e PD?

November 18th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Dje mediat online raportonin një foto-lajm servirur nga zyra e shtypit në PD dhe deputetë pranë Bashës, se disa deputetë të PD, ja kishin shtruar në një drekë.

Foto – lajm që u shit, si zbulim i madh nga një gazetë që i shërben kreut të PD-së, Lulzim Basha sa herë ai ka ndonjë hall apo siklet.

Në fakt ajo që u server fillimisht nga gazeta “Panorama” fillimisht më pas u raportua edhe në shumë media të tjera online. Një foto ku Eduard Halimi ish-deputet dhe ish-ministër kishte ftuar miqtë e tij në një drekë, Një foto më pas e publikon në faqen e tij në rrjetet sociale dhe lajmi morri dhenë.

Foto u publikua nga vetë Halimi, e cila më pas u hoq, por pasi u “vodh” nga intrigantët e duhur. Pra nuk ka asnjë zbulim mediatik të ndonjë drekë të fshehtë, por ka një servirje të fotos për të abuzuar, interpretuar dhe sulmuar pas shpinë një grup deputetësh të cilët pritet të mos kenë më “grada” nga Luli ose të paktën sulmohen nga servilët e Bashës në krahut të tij, që nuk i pëlqejnë këta pasi i quajnë kasta e vjetër e Saliut.

Ndoshta janë të radhës që do sulmohen në vazhdimësi pasi ende nuk janë “falur” aty ku duhet. Megjithëse dikush prej tyre i ka bërë shërbime Lulzim Bashës më shumë se vetë “kunati”, por koka bën, koka pëson.

Lajmi i fotos në disa media duket qartazi sulm i servirur nga njerëz afër Lulzim Bashës dhe zyra e tij e shtypit. Por ata që kanë dyshime duhet të mësojnë se Grida Duma ka një lidhje të veçantë me botuesin e Panoramës, Irfan Hysenbelliu pasi ka qenë asistentja e tij. Elona Meço është një mike e redaksisë, Ervin Salianji është një bashkëpunëtor dhe i afërt i Robert Rakipllarit, kryeredaktorit të Panoramës, gazetë që ka bërë gjithçka që Salianji të zgjidhjen në krye të FRPD-ja dhe i jep mbështetje në çdo moment, një nga mediat që heshti për video skandalin e tij erotik.

Ka dhe disa të tjerë në zyrën e shtypit apo zyrat e kunatit të Bashës, ku gatuhen këto palo intriga kur një grup kolegësh dhe ish kolegësh, që kryqëzohen si në kohën e diktaturës, pse drekonin apo këndonin?

Çfarë mund të bënin tjetër kur ata që gjithë e dinë se PD-në Basha e ka kthyer pronë të familjes dhe e ka shitur dhe e përdor si plaçkë për pazar me Edi Ramën?

Dikush që është drejtues në krah të Lulit bën sikur, ndonjë tjetër lutet për kokën e Berishës, dikush është bërë pishman që e ka mbështetur, tek asnjëri nuk duket të ketë shpresë, të gjithë e dinë që PD, është në ditë të hallit dhe me Lulin në krye s’ka ri-ngritje.

Ndonjëri e ka dhe si detyrë për të raportuar më pas tek Basha, dikush tek Berisha, se çfarë u tha, kush u sha në drekën e thirrur nga një i larguar.

Të paktën prapë disa deputetë mblidhen si miq, për të kujtuar kohën kur kishte PD-ja dhe aksion të vërtetë, por edhe në këtë rast Luli dhe hienat e tij nuk i lenë të qetë, thjesht dhe vetëm se hëngrën dreke pa lejen që ndoshta nuk e dinë se duhet ta marrin tek Kunati, ose të kenë me vetë një spiun zyrtar se raportuesi pa leje nuk besohet, ndryshe kanë këto pasoja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATION SHEHU/ Kombëtarja e sabotuar që shet fanella me detyrim
Previous article FATJON BAZE/ Armando Duka dhe Kristian Panuçi “nën fustanin” e skocezëve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k