• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Game over, Mr.President!
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ Game over, Mr.President!

November 17th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Endri Kajsiu/

Ilir Meta i ka dhënë fund de facto një loje që e nisi vetë me mosdekretimin si Ministër të Brendshëm të Sandër Lleshajt. Dje Presidenti ka firmosur dekretin për emërimin e Lleshajt si Ministër të Brendshëm, i paraprirë nga dekreti për çgradimin e tij nga titulli Gjeneral.

Nëse analizojmë të gjitha lëvizjet e Metës, nga momenti i parë në të fundit, nga vendimi pa një argument ligjor, te një argument interpretativ dhe në fund te vendimi që mbajti peng për ca kohë, përfundimi është se kjo lojë e nxori Presidentin një humbës të madh.

Fillimisht Meta deklaroi mosdekretimin duke pohuar se nuk kishte krijuar bindjen e plotë për figurën e Lleshajt. Kjo lëvizje e parë e Metës, në lojën që Edi Rama e quan lojë shahu, në momentet e para nuk kishte brenda asnjë fije rracionaliteti që mund ta justifikonte, përveçse inatit pse Lleshi i shkoi një ditë me vonesë në takimin në Presidencë.

Për një kohë të gjatë, Presidenti nuk e tregoi argumentin juridik për mosdekretimin e Lleshit, duke i bërë të gjithë të besojnë se bindjet e tij kishin prevaluar mbi parimet kushtetuese. Më pas vijoi me deklarimet e pamaturuara se ai nuk mund të emëronte këdo e kurdo, që të dëshironte qeveria, të cilat provonin se Presidenti, më shumë se sa me emrin e Sandër Lleshit, problemin dhe lojën e kishte me qeverinë dhe Kryeminsitrin.

Meta arriti deri aty sa t’i etiketonte si amatorë të gjithë ata, përfshirë edhe ekpertë të ligjit që ia thanë troç se me mosdekretimin kishte shkelur kushtetutën dhe pas shumë ditësh, pasi u përpoq të ngrinte një konflikt politik, vorbulla e të cilit përfshiu më shumë se këdo presidentin antikushtetues sipas opinionit publik, Meta vendosi të gjejë në moment të fundit një arsye për mosdekretimin.

Sipas tij, Sandër Lleshajn e pengonte statusi i ushtarakut aktiv për t’u bërë Ministër. Ndoshta Metës i ka ngjarë për një moment se me këtë lëvizje bëri “shah mat” në lojë, pa llogaritur që nevojitet një dekret presidencial që Lleshi të marrë sërish statusin e ushtarakut aktiv, pasi u lirua nga detyra nga Bujar Nishani dhe gjykata i dha të drejtë.

Përpos kësaj, ishte vetë Leshaj ai që i kërkoi presidentit që ta çdekretonte nga titulli i gjeneralit, vendim që Meta e mori vetëm dje, çka provon se çdo veprim që presidenti e ka menduar si një lëvizje dinake gurësh, dashur pa dashur, ia ka ngushtuar edhe më shumë mundësitë për fitore, sa më shumë që kjo lojë po i afrohej fundit.

Konkretisht, përse nuk e çgradoi nga titulli general, nëse kjo do të ishte pengesa e vërtetë për emërimin e Sandër Lleshajt, që në momentin e parë, por vetëm pasi iu rrëzuan të gjithë gurët e lojës, pasi i mbaruan të gjitha justifikimet dhe interpretimet, në kushtet e skadimit të afatit të dytë kohor për dekretimin?

Gjithsesi, ajo që dimë tanimë është se presidenti nisi një lojë politike, në të cilën po ai vetë do të zhbënte çdo lëvizje paraardhëse me vendimin final që duhej ta kishte marrë qysh në fillim, kur Kushtetuta ia kërkonte ta bënte.

Shkelja e parimeve kushtetuese, për hir të një loje ku të ndodh që të jesh aq i papërgatitur sa për t’u ngrënë kokën gurëve që i lëvize vetë, nuk mund të përfundonte tjetër veçse me humbje për ty, zoti President.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRISTO MËRTIRI/ Ruaju nga mjeku që ka një ilac për të gjithë
Previous article FLOGERT MUÇA/ Kush humbi dhe kush fitoi nga rasti "Lleshi"

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k