• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Varrimi ceremonial i Mit’hat Frashërit respekton historinë
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ Varrimi ceremonial i Mit’hat Frashërit respekton historinë

November 15th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Spartak Ngjela

Varrimi ceremonial i Mit’hat Frashërit është qëndrim që respekton historinë.
Ky ndoshta deri tani është rast unik: është i pari; por nuk duhet të jetë i fundit.

Pse merreni ende me Luftën e Dytë Botërore?
Për ngjarjet e Luftës së Dytë botërore ende nuk ka historianë shqiptarë që të mund t’i trajtojnë. E rëndë është, por Shqipëria sot nuk ka historianë, dhe kjo është vepër e izolimit të saj kundrejt universiteteve të mëdhenj.
Historia është shkencë e vështirë sepse ëshë fakt dhe racionalizëm objektivisht i pastër.

Që pas vdekjes së Stavro Skëndit nuk ka më një historian shqiptar të përmasave europiano-perëndimore.
Si pasojë e kësaj, sot historiografia shqiptare
ende nuk ka mundësi të trajtojë historikisht një figurë si Mit’hat Frashëri për Luftën e Dytë.
Lufta e Dytë Botërore ishte një udhëkryq i rrezikshëm për Shqipërinë, por ende historiografia shqiptare nuk ka një mendim solid dhe në këtë nivel ku është, nuk i ka mundësitë. Ky trajtim kërkon nivel akademik shumë të lartë dhe nevojën e autoritetit.

Mangësis e historisë objektive në Shqipëri nuk i kalon dot pyetjet të cilat duhen trajtuar nga një apo dy, apo tre autoritete historianësh të kalibrit botëror.

Sot janë këto pyetje pa përgjigje historike që lidhen me figurën e Mit’hat Frashërit :
A kanë qenë Serbët pushtues territoresh shqiptare që nga viti 1881 e deri në vitin 1912?
A mund të bashkohej një patriot me pushtuesit historikë të Shqipërisë duke u nisur nga ideologjia?
A e kemi të trajtuar historikisht, deri më sot qëllimin politik të Gjermanisë hitleriane për Ballkanin?
Ishte gënjeshtër apo realitet bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare sipas doktrinës gjermane të Luftës së Dytë Botërore?
A ishte lëvizja nacional-çlirimtare një lëvizje terroriste më shumë se çlirimtare?
Pse e prishi Beogradi komunist marrëveshjen e Mukjes, për ideologji apo për territor dhe antishqiptarizëm?
Cilat kanë qenë marrëdhëniet e politikës amerikane të vitit 1949 me Mit’hat Frashërin, dhe pse ajo politikë e vuri këtë në krye të lëvizjes së tyre për rrëzimin e Enver Hoxhës?
A ka punuar ndonjëherë me fqinjët pushtues për të marrë pushtetin Mit’hat Frashëri?
Cili është raporti i aktivitetit intelektual si shkrimtar publicist dhe historian i Mit’hat Frashërit, me dinjitetin kombëtar, me mendimin shqiptar dhe me aneksimin e territoreve shqiptare?

Pa u sqaruar këto pyetje, që dukshëm mendoj se janë në favor të figurës së frasherlliut të katër të madh, nuk mund të flitet me pasion dhe negativitet për Mit’hat Abdyl Frashërin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PETRIT KASEMI/ Dëshmi e një të vërtete të hidhur greke
Previous article MERO BAZE/ Me sytë nga Gruevski!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k