• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDUART ZALOSHNJA/ Paditë e shumta për shpifje dhe barra e provës
Home
Blog

EDUART ZALOSHNJA/ Paditë e shumta për shpifje dhe barra e provës

November 13th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Paditë e shumta për shpifje, që janë trumbetuar kohët e fundit në Shqipëri,kanë sjellë edhe një herë në qendër të vëmendjes së opinionit publik një nga të drejtat më të rëndësishme, që një shtet demokratik u garanton qytetarëve të tij – lirinë e fjalës. Kjo e drejtë, ndër të tjera, i jep mundësinë individëve dhe grupimeve të krijuara prej tyre që të kritikojnë individë, institucione, apo grupime të tjera, si dhe të ofrojnë alternativa më të mira për shoqërinë. Por si të gjitha liritë e individit në një shtet demokratik, edhe liria e fjalës nuk është absolute.

Në një shtet të tillë, liria e çdo individi mbaron aty ku fjalët apo veprat e tij dëmtojnë në mënyrë arbitrare një individ tjetër, një grup individësh, apo shoqërinë në tërësi. Për shembull, e drejta për të lëvizur lirisht ka kufizimet e saj – po të shtypësh një njeri me veturën që po e nget në mënyrë të papërgjegjshme, rrezikon që liria e lëvizjes të të reduktohet në lirinë për të shëtitur vetëm brenda mureve të burgut. Në të njëjtën mënyrë, e drejta për aktivitet ekonomik privat ka kufizimet e saj – në qoftë se një kompani shet produkte që shkaktojnë sëmundjen ose vdekjen e blerësve, pronarët e saj rrezikojnë të përfundojnë ose në burg, ose në falimentim, ose në të dyja.

Duke u kthyer tek liria e fjalës, në të gjitha shtetet demokratike, ajo kufizohet në rastet kur një individ, organizatë, institucion, apo zyrë qeveritare dëmton reputacionin e dikujt nëpërmjet një shpifje publike. Në raste të tilla, ligjet e këtyre shteteve e mbrojnë personin që është fyer.

Edhe ligjet shqiptare, duke parashikuar dëmshpërblim për të fyerit, e sigurojnë një mbrojtje të tillë. Madje një nen i Kodit Penal shqiptar parashikon dënim penal (me gjobë) për rastet e fyerjes së një zyrtari publik. Kuptohet që ky nen krijon reminishencë të kohës së diktaturës komuniste,kohë në të cilën mund të dënoheshe thjesht për ato që thoje ose shkruaje, ndërkohë që nuk kishe bërë ose planifikuar ndonjë vepër që do të shkaktonte dëm fizik ndaj individëve apo ndaj shoqërisë.

Sidoqoftë, politikanët shqiptarë kanë gjetur një përdorim oportun të nenit të mësipërm. Ironikisht, ky nen përdoret shpesh në Shqipëri, jo për të dënuar realisht shpifësin, por thjesht për t’iu kundërpërgjigjur sulmit të kundërshtarit. Duke qenë se prokuroria i arkivon shpesh paditë penale për shpifje, politikanët e akuzuar dalin menjëherë të nesërmen dhe deklarojnë se kanë paraqitur një padi penale për shpifje ndaj personit që i ka sulmuar. Në këtë mënyrë, ata i japin mesazhin publikut se janë krejt të pastër dhe se pastërtinë e tyre mund ta provojnë edhe në sallën e gjyqit.

Kjo mundësi për të luajtur me publikun do t’u hiqej politikanëve tanë në qoftë se do të shfuqizohej neni i kodit penal shqiptar që parashikon gjobë për rastet e ofendimit të një zyrtari publik. Duke hequr shpifjen nga lista e veprave penale, prokuroria nuk do të mund të shërbente më për politikanët si një muslluk që s’ka ujë. Pra, ata nuk do të mund të depozitojnë më atje padi për shpifje dhe të justifikohen se fajin e ka prokuroria që s’i ndjek paditë e tyre.

Në rast se shpifja konsiderohet thjesht si një vepër civile që dëmton një individ, ky i fundit do të mund të bënte vetëm padi civile. Dhe padia civile bëhet në gjykatë, jo në prokurori. Si rrjedhim, ajo nuk mund të arkivohet dot. Herët a vonë, një padie të tillë do t’i vijë radha të gjykohet. Dhe pikërisht kësaj i druhen politikanët tanë. Prandaj ata bëjnë padi penale, të cilat thjesht u shtohen dhjetëra të tjerave të arkivuara më parë. Si rezultat, në Shqipëri ekziston një liri anarkike e fjalës, e cila ka bërë që vetë fjala të mos ketë më shumë vlerë.

Sidoqoftë, që paditë civile të jenë efektive ndaj shpifjes, duhet që barra e provës të kalojë tek autori i dyshuar i shpifjes. Viktima e shpifjes duhet të provojë në gjyq vetëm dëmin material dhe moral që mund t’i shkaktojë ajo, që të dëmshpërblehet në mënyrë të arsyeshme për dëmin. Ndërsa i padituri duhet të provojë në gjyq se mbi ç’fakte e ka bazuar sulmin publik ndaj paditësit.

Aktualisht, në legjislacionin shqiptar barra e provës bie mbi viktimën e shpifjes. Dhe kjo s’është e drejtë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Ndikimi i madh i op-ed
Previous article BEN ANDONI/ A duhet të jemi kaq nacionalistë?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k