• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ZAMIRA ÇAVO/ Minoriteti grek, Shqipëria dhe tre problemet madhore pas Bularatit
Home
Blog

ZAMIRA ÇAVO/ Minoriteti grek, Shqipëria dhe tre problemet madhore pas Bularatit

November 12th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Minoriteti grek  dhe Shqipëria

Ngjarjet e fundit në Bularat dëshmuan më së pari tre problem madhore:

Së pari dëshmuan se ekstremizmi nacionalist grek me Agimin e Artë, është në  ofensivë në Greqi dhe se Athina zyrtare është gati e nënshtruar ndaj kësaj ofensive.

Kjo frymë rrezikon seriozisht jo vetëm Greqinë dhe popullin mik grek por rrezikon edhe Rajonin.

Duket se në Greqi radikalët nacionalistë ndahen në nacionalistë dhe antinacionalistët zyrtarë. Shihet se persona zyrtarë në kabinetin Cipras kërkojnë autonominë e Vorioepirit dhe nga ana tjetër kërkojnë  të drejtat e minoritetit duke kërkcënuar me kushtëzim për antarësim në BE!

Kjo politikë nuk është e re, por mardhëniet mes dy vendeve kanë mbijetuar ndaj këtij radikalizmi falë miqësisë së popujve por edhe urtësisë së politikës së Tiranës.

Minoriteti grek në Shqipëri është ndër ato pak minoritete në botë  që kanë gëzuar dhe gëzojnë të gjitha të drejtat, madje me një përkushtim maksimal të politikës.

Kështu ishte në kohën e diktaturës, kështu edhe në këto 28 vjet! Por hunda e politikës shoviniste greke gjithnjë ka qenë shumë e gjatë dhe ka arritur të futet tinëzisht deri në parlamentin tonë. Deputetë të minoritetit janë bërë falë këtyre të drejtave, por askush ,pra ASKUSH nuk u jep të drejtën që të vjellin vrërë kundër shqiptarëve, Shqipërisë apo politikës zyrtare të Tiranës!

Së dyti: Nga politika e Tiranës u tha se “Urtësia nuk duhet të merret si nështrim” Shumë e gjetur si diksurs politik. Por nga ana tjetër flirtimet e zyrtarëve tanë me politikanë grekë,  mbështetja e tyre morale apo dhe financiare duket kanë krijuar terrenin për një ndërhyrje gati të frikshme të qarqeve nacionaliste greke në Shqipëri.

Në 28 vjet shteti shqiptar ka qenë gati inegzistent si ndaj ndërhyrjeve të frorta të politikës greke në Shqipëri ashtu dhe ndaj problemeve të mëdha që shqiptarët emigrant kanë patur në shtetin fqinj. Ka ardhur koha kur të dëshmojmë se kemi një  shtet, një flamur dhe një komb me histori, me tradita e mbi të gjitha me një durim që nëse i kalon kufijtë bëhët barot!

Së treti :Ngjarja në Bularat dhe transmetimi nga disa media që gati qanë me lot për vrasjen e një individi që merr armën dhe qëllon mbi policinë e vendit të tyre,  dëshmuan se fjalët për pagesa nga ana e Greqisë ndaj disa mediave apo gazetarëve nuk qenka pa baza. Këto media dëshmuan se janë të shitur kokë e këmbë kundër interesave të shtetit të tyre.

Nëse do kishin gjurmuar lajmin si do bënte cdo media serioze në botë do e kishin gjetur të vërtetën mbi veprimin e atij djali!

ABCneës përgatiti një emsion të tërë professional dhe mjaft të plotë rreth këtij personi. Sikur ta kishin bërë këtë edhe mediat e tjera!

Gjithsesi situatat në Ballkan nuk janë të qeta. Politika  e cdo vendi synon të kthejë sytë nga brënda vendit, ndaj interesave të popullit të vet, këtë duhet të bëjë edhe politika e Tiranës. Ndryshe situate si ajo e Bularatit mund të përsëritej në forma të tjera që mund të cënojnë “durimin popullor”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Janë të lumtur të kamurit e këtij vendi?
Previous article KRISTO MËRTIRI/ Unë, Vangjush Dako dhe një telefonatë nga Përmeti

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k