• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Dekretet e munguara të Metës: Një sherr për Sandrin apo për Vitoren?!
Home
Blog

ARDIT RADA/ Dekretet e munguara të Metës: Një sherr për Sandrin apo për Vitoren?!

November 10th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Telenovela e dekretimit të ministrit të brendshëm është rikthyer nga e para. Rama ka dërguar të premten edhe një herë nga e para në Presidëncë, emrin e Sandër Lleshit për postin e ministrit të brendshëm. Meta duket se i ka paraprirë zarfit të kryeministrit, duke deklaruar se “diletantët duhet të lexojnë Kushtetutën”. Një përgjigje paraprake negative për shpresat e Ramës dhe të shumicës, për të pasur një reagim të dytë pozitiv nga kreu i shtetit për Lleshin pas shtatë ditësh.

Java e shkuar ka parë përplasjen e parë të fortë publike mes Metës dhe Ramës për dekretin në fjalë. Pasi dogji afatin kushtetues për dekretimin e Lleshit, Ilir Meta bëri publik emrin e kandidaturës për kreun e KLSH, të cilën ja ka përcjellë zyrtarisht Kuvendit. Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha është e përzgjedhura e presidentit, por vështirë se do të jetë e tillë edhe për Edi Ramën. I cili deklaroi në Real Story të enjten se nuk kishte asgjë kundër emrit në fjalë, porse nuk mund të lejonte të prekej mbarëvajtja e reformës në drejtësi. “Zonja Vitore Tusha së pari njëherë gëzon të gjithë respektin tim. Ajo është një zonjë që ka qenë për vite të tëra në këtë detyrë. Ajo gëzon respektin tim të plotë si gjykatëse sepse ka kaluar Vetingun. Unë nuk di historitë e të kaluarës me Nanon, por di që në vendimmarrje ne do të diskutojmë një fakt tjetër. Do të diskutojmë që emërimi zonjës si kryetare e Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të vërë në pikëpyetje reformën në drejtësi.

Sepse bëhet fjalë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe zonja është anëtare e Gjykatës Kushtetuese aktualisht bashkë me kryetarin e Gjykatës dhe janë kyç për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.Duke qenë se zonja ka dalë e pastër nga Vetingu dhe mund të jetë potencial për KED”, tha Rama.

E gjitha kjo tingëllon tashmë si një kundërvënie mes presidentit dhe kryeministrit, jo edhe aq për emrin e ministrit të brendshëm, pasi Lleshi tashmë është ulur në atë poltron, por më shumë rreth kandidaturës së kreut të KLSH. Një pozicion i cili mund të jetë shumë delikat në të ardhmen, kur raportet kritike të këtij institucioni të nisin të shihen eventualisht si prova kundër zyrtarëve të lartë të maxhorancës, pasi drejtësia e re të nisë nga funksioni megjithë organizmat e saj të luftës ndaj korrupsionit.

Duket mbajtur peng Lleshin, Meta po kërkon de facto një kompromis për emrin e Vitore Tushës, një person i cili shihet si shumë i afërt me Presidentin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ Fqinjët në darët e nacionalizmit
Previous article REXHEP QOSJA/ “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe shqiptarët sot”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k