• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ “Pse Meta nuk mund të bllokojë qeverinë”
Home
Blog

ANALIZA/ “Pse Meta nuk mund të bllokojë qeverinë”

November 4th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Në historinë e pluralizmit shqiptar ka pasur vetëm një precedent kur Presidenti i republikës nuk dekretonte ministrat e propozuar nga kryeministri.

Kryeministrit Fatos Nano, Presidenti i atëhershëm Rexhep Meidani, pa e shkelur Kushtetutën, refuzoi t’i dekretonte disa ministra. Në atë periudhë, Kushtetuta nuk i vinte afat kohor Presidentit për dekretimin e ministrave dhe Meidani e shfrytëzoi këtë vakum. Por,

Presidenti aktual Ilir Meta nuk mund të mosdekretojë emërimin apo shkarkimin e një ministri, pasi Kushtetuta ka ndryshuar. Pikërisht për të evituar përsëritjen e precedentit ‘Mejdani-Nano’, Kushtetuta u ndryshua në vitin 2008, duke vendos një afat, brenda të cilit Presidenti duhet të dekretojë kandidatin e propozuar nga kryeministri për ministër.

Konkretisht, neni 98 i Kushtetutës parashikon që ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve, ndërsa dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi. Pra, neni 98 i Kushtetutës nuk lë vend për ekuivok, pasi nuk krijon asnjë hapësirë dhe nuk lë asnjë opsion, si në raste të tjera, për mosdekretim nga ana e Presidentit. Nëse Meta nuk dekreton brenda këtij afati, i cili skadon ditën e hënë, Presidenti do të shkelte Kushtetutën.

Gjithashtu, dekretim ose mos dekretim, Kushtetuta nuk i kërkon në asnjë rresht kreut të shtetit të sqarojë bindjet e tij për kandidaturat e ministrave. Ajo që kushtetuta i kërkon presidentit është e sanksionuar nenin 103 të kushtetutës ku thuhet se: “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile”, fakt lehtësisht i kërkueshëm nga Presidenca për Sandër Lleshin.

Së dyti, kreu i shtetit Ilir Meta, mbrëmjen e së premtes, referoi rastin e Presidentit italian Sergio Mattarella, i cili nuk ka dekretuar një kandidat i propozuar për ministër të Ekonomisë.

“Të jeni të sigurt për këtë gjë. Presidenti nuk është një figurë që merret as më PPP-të dhe as me këto, por kur vjen momenti që merret me çështjet të tilla, siç kemi rastin e Italisë, ku Presidenti ka të njëjtat kompetenca dhe mendonte që një profesor i ekonomisë që e kishin propozuar për ministër të Ekonomisë, rrezikonte me idetë e tij të cenonte objektivat e Italisë dhe prezencën e saj në euro, tha që nuk e firmos”, tha Meta.

Ky argument i Presidentit Meta nuk qëndron sepse edhe në Kushtetutën italiane nuk ka një afat, brenda të cilit Presidenti duhet të dekretojë kandidatin e Propozuar për ministër. Ndërsa në Kushtetutën e Shqipërisë afati është përcaktuar, 7-ditor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOL NIKOLLA/ Shqiptarët e dinë të vërtetën, Gjeneralin se m’posht dot Lideri i Tepsisë…
Previous article MERO BAZE/ Kuvendi duhet të rrëzoj, “Republikën e bindjeve”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k