• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ENVER ROBELLI/ Cila është gazeta që publikoi listën e shqiptarëve që «paguhen nga greku»
Home
Blog

ENVER ROBELLI/ Cila është gazeta që publikoi listën e shqiptarëve që «paguhen nga greku»

October 24th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Në arkivin e mediave zvicerane (ku përfshihen edhe shkrimet e disa mediave të mëdha gjermane) gazeta greke «Eleftheri Ora» është cituar katër herë: më 1981, më 1985, më 1986 dhe më 2015. Në të shumtën e këtyre teksteve kjo gazetë quhet fletushkë ultrankonservative apo e ekstremit të djathtë. Në shkrimin e vitit 2015, të botuar në një gazetë rajonale zvicerane, citohet një titull nga «Eleftheri Ora»: «Putin, na shpëto». Për gati 40 vjet «Eleftheri Ora» është cituar katër herë nga mediat e Zvicrës (dhe ato gjermane) dhe përherë në kontekst negativ: dëshmi më serioze se bëhet fjalë për një gazetë joprofesionale greke vështirë se mund të gjesh.

Sipas disa portaleve të Tiranës dhe Prishtinës gazeta «Eleftheri Ora» ka botuar një listë me emrat e gazetarëve dhe figurave të tjera të jetës publike shqiptare, të cilët marrin para nga shteti grek. Lista është stolisur edhe me shuma: filani mori 30 mijë euro, kolegu i tij 20 mijë, ky 10 mijë, ajo 5 mijë. Në listë janë futur edhe këngëtarë të estradës (kushedi përse) dhe ndonjë politikan i parëndësishëm i lagjeve të Tiranës. Në botën virtuale shqiptare, sidomos në Kosovë, shpërtheu euforia: ja, më në fund, edhe një konfirmim i asaj që e kemi ditur përherë se «ata të Shqipërisë» s’janë gjë tjetër veçse argatë të Greqisë, ndërsa shqiptarët e Kosovës – patriotë që s’flenë 24 orë, sepse janë në shërbim të atdheut. Blla, blla, blla.

E vërteta është kjo: «Eleftheri Ora» është një gazetë antisemite, ultranacionaliste dhe manipuluese greke. Në faqet e saj botohen tituj antisemitë si: «Ata (politikanët, v.j.) po ua shesin shtëpitë tona hebrenjve dhe emigrantëve ilegalë» ose «Parlamenti grek u bë sinagogë hebraike», pasi në ndërtesën e parlamentit ishte vendosur një pllakë përkujtimore për anëtarët e parlamentit grek të vrarë gjatë Holokaustit. Në shënjestër të kësaj gazete greke janë edhe myslimanët. Andaj nuk janë të rrallë titujt si: «Islami i ka shpallur luftë Europës», «Antikrishti do të vijë nga islami», «Masakrimi i europianëve nga islamo-fashistët sapo filloi: në Greqi po vjen ferri».

«Eleftheri Ora» (në shqip: ora apo çasti i çlirimit) është një gazetë minore greke. Botues i gazetës është Grigoris Michalopoulos, lider i partisë së ekstremit të djathtë Aleanca Nacionale. Emri i Grigoris Michalopoulos përmendet edhe në një skandal të përgjakshëm. Sipas revistës gjermane «Der Spiegel» industrialistët grekë, pronarët e anijeve dhe botuesit e gazetave me vite të tëra kanë paguar para për të shpëtuar nga terrori i grupit majtist «17 nëntori» (17N). Ky grup ka vrarë mbi 20 njerëz, por në arkivin privat të magnatit të çelikut Dimitris Angelopoulos familjarët e tij gjetën dëshmi se ai ishte shantazhuar. Sipas dokumenteve dhe fletëpagesave, Angelopoulos kishte paguar para për të shpëtuar kokën nga banditët e «17 nëntorit». Në të vërtetë Angelopoulos ishte me gjasë viktimë e një sistemi të shantazhimit dhe pas këtij sistemi dyshohej se qëndronte ultranacionalisti Grigoris Michalopoulos, botues i «Eleftheri Ora». Ai dyshohet se kishte shantazhuar në emër të organizatës «17 nëntori». Angelopoulos mendonte se duke paguar ishte i sigurt. Në vitin 1986 ai u vra nga guerila urbane majtiste «17 nëntori», e cila nuk dinte për sistemin e shantazhimit në emër të saj.

Mediat shqiptare duke e cituar «Eleftheri Ora» dhe listën e saj me gazetarët shqiptarë të «paguar nga grekët» nuk kanë treguar profesionalizëm. Përkundrazi: sipas të gjitha gjasave vetëm është riprodhuar propaganda e ultranacionalistëve grekë – gjë që, fatkeqësisht, nuk është risi në mediat shqiptare: shpesh në Kosovë, për shembull, citohen mediat më të pista të Beogradit, të cilat bëjnë garë me lajme senzacionaliste, antishqiptare dhe joetike. Shpërndarja e propagandës së një gazete greke dëshmon se jo të gjitha redaksitë që ofrojnë lajme në gjuhën shqipe kanë respekt për lexuesit dhe ndonjëra prej tyre ndoshta edhe mendon se shqiptarëve mund t’u hidhen përpara lajme si lopëve sana e kalbur nga shiu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUTFI DERVISHI/ Lista e turpit!
Previous article ANRI BALA/ Arrestimi i ish-deputetëve… një tërmet për minjtë, që filluan të lëvizin nga gjirizi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k