• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Arrestimi i ish-deputetëve… një tërmet për minjtë, që filluan të lëvizin nga gjirizi
Home
Blog

ANRI BALA/ Arrestimi i ish-deputetëve… një tërmet për minjtë, që filluan të lëvizin nga gjirizi

October 23rd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ndoshta ishte e papritur dhe jo fort “e këndëshme” ngjarja e djeshme, ku krahas aksionit për kokat e trafikut ndërkombëtarë të drogës, u arrestuan edhe dy ish-deputet, njëri për korrupsion pasiv dhe tjetri për tjetërsim pronash në bashkëpunim. Natyrisht, që pa marrë të drejtën e prokurorit dhe gjyqtarit, për shumë qytetarë veprimet e prokurorisë, nuk ishin shumë të pëlqyera, sepse prisnin më shumë.

Nëse drejtësia ka nisur të pastrojë llumin, le të bëhet me peshq, ngjala, cironka… çfarëdo që të mbaj e “ushqej” ky moçal i jonë i vogël, sepse krimi ka vetëm një ngjyrë, e ata që u përlyen,  të sterrosur, nuk do dalin pa u lagur, kur nuk ka lum që i lanë.

Por u shokova, kur mu desh të dëgjoja një deklaratë nga bregu i Lanës, se: aksioni i mbrëmshëm ishte për peshq të vegjël… për të mbuluar ata të mëdhenjtë! Nëse dy (ish)deputetë, na qenkan të vegjël, atëherë fërkova duart, se për nga radha e të mëdhenjve, tani u takon ministrave e ish-ministrave, kryeministrave e ish-kryeministrave, presidentëve e ish-presidentë.

Por anekdotave të bregut të Lanës, pritësit e ethshëm të drejtësisë ua kanë pirë lëngun, e ndaj prisnin, që nën pranga të ishin bashkë me Çukon edhe Prengën, ministra ose ish-ministra, kryeministra ose ish-kryeministra apo dhe ndonjë president… shumë prej të cilëve kanë konsumuar krimet më mostruoze, që i dënon ky vend.

Ndaj, ka të drejtë “mëzi” që pëllet, një herë për lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut “bamirës” të tokave të tjetërsuara në Lezhë dhe një herë për inkurajim të drejtësisë për arrestimin e “përfituesit” të tokave të përvetësuara në po të njëjtin vend.

Me thënë të vërtetën, më la një shije të hidhur drejtësia… kur poseduesi i pushtetit, që akuzohet si bamirësi i Ndokës, u arrestua dhe pas kujës së turmës së irrituar dhe kërcënimeve të “Shtëpisë së Gjetheve” u lirua dhe gëzon të gjitha atributet e funksionit të tij.

Nuk e gjykoj rastin, jo se nuk dua, por gjykimi bëhet në tjetër vend, jo në rrugë të madhe mes sheshit të kukuvajkave vajtuese për fatin e tyre duke u tallur me fatin e tjetrit. Ama, nëse është i pafajshëm bamirësi me detyrë shtetërore, si na qenka i fajshëm perfituesi, me detyrë “qytetare”?!

Të vjen seriozisht të gajasesh kur mendon, se Ali Baba i ka dhënë ca “monedha” floriri, që nuk i takojnë një miku dhe rron e mbretëron, e përsëri dhuron… kurse miku dergjet burgjeve përse pranoi dhuratën!

Megjithatë, kjo vlen pak për qytetarin që pret drejtësi! Ah, sa do vlente sikur ai aksion, aq i bujshëm, të kishte bërë shokë rruge gjithë ata politikanë dhe shërbëtorë të politikës, që nuk u trembet syri t’i publikojnë botërisht asetet e tyre kriminale, si produkt i djersës papunuar, asnjë ditë.

Përse po më duket, sikur drejtësia po ecën akoma në gjurmët e padrejtësisë?! Përse janë gëzuar dhe lumturuar këto njerëz, duke na kujtuar dhe njëherë drejtësinë e tyre, sa herë që kopukët e tyre dalin e flasin të keqardhur, për padrejtësinë tonë?!

Vërtetë e keni harruar, se si Xhaferr Isufi dhe Xhuvi Furxhi, kthyen detin në truall ndërtimi e mbi të ngritën karabinanë dhe si “përfituesit” e një vepre penale, morën plot 13 milion euro?!

Ndërsa zyrtarët që i lejuan dhe bashkëpunuan, përfunduan pas hekurave të burgut… me pak dhimbje. Vërtetë i keni harruar tjetërsimet e pronave me qirapërdorje 99 vite, nga gjithfarë ushatari në Golem, Karpen, Gjiri i Lalëzit, Ksamil, Dhërmi e Palasë, apo Fazlliçët me shokë të Porto Romanos?!

Dosjet e pluhurosura, dosjet e dyllosura duhet t’i hapni, sepse kjo do i qetësonte njerëzit dhe do mendonin, se nuk ka më dyshim, po vjen termeti! Pak po ndihet, kur kupton se nënkëmbë po lëvizin në panik minjtë e frikësuar, por duke shpresuar se: Ishalla Zot, ndaloftë aty!

Megjithatë, për skeptikët, arrestimet e djeshme ishin një paralajmërim i frikshëm, se vetëm kohë mund të përfitojnë zullumqarët dhe langarët… por kurrë falje, në emër të: “Na ishte dikur pushtetarë”!/Ekskluzive.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Cila është gazeta që publikoi listën e shqiptarëve që «paguhen nga greku»
Previous article MERO BAZE/ Përse është e lehtë të thuash që Eni Vasili “është paguar nga grekët”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k