• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BEDRI ISLAMI/ Të presësh hajër nga ish roja i dikurshëm i selisë së PD-së Flamur Noka
Home
Blog

BEDRI ISLAMI/ Të presësh hajër nga ish roja i dikurshëm i selisë së PD-së Flamur Noka

October 23rd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Bedri Islami

Sipas lajmeve mediale, më tepër nga portale të ndryshëm, në degën e PD-së në Shkodër ka plasur sherri e më pas edhe grushti.

Sherri e përplasja, si nënvizojnë mediat, po bëhet mes pasuesve të Bashës, që ka deleguar atje Flamur Nokën dhe pasuesve të Voltana Ademit, e cila synon të jetë edhe në një mandat tjetër kryetarja e bashkisë së qytetit verior.

Të jem i sinqertë: megjithëse unë jam një kundërshtar i vjetër i PD-së në Shkodër dhe kjo nuk ka ardhur sepse kam pasur një hasmëri ndaj saj apo mllef, pasi ishte një domosdoshmëri e kohës krijimi i saj, do të doja që një degë si ajo e Shkodrës të ishte njëra ndër më të emancipuarat, një përhirje kulture dhe mendimi të lirë, hapësirë e bisedës dhe përzgedhje e njerëzve më të devotshëm që janë në linjën e saj.

Disa nga ata që u thirrën për të bërë PD-në i kisha pasur miq , ashtu si kam ende sot mjaft miq të mirë në rradhët e saj. Kjo, mendoj , është e natyrshme.

Nuk kam pse analizoj shkaqet pse kjo degë nuk është ajo që mendohej.

Më bëri përshytpje fakti që në Shkodër delegohet për të zgjidhur problemet e saj dhe për të bërë zgjedhjen e më të mirëve një figurë politike përçudnuese, si ajo e Flamur Nokës.

Flamur Noka ish portjeri i dikurshëm i selisë së PD-së, që u kacavjerr nëpër seksione deri sa u bë ministër i punëve të brendshme në qeverinë Berisha, nuk është i njohur as si njeri i mendimit, as si vizionar e as si paqëtues.

Ai është prototipi i njeriut zhurmëmadh, që mendon se problemet zgjidhen përmes forcës e jo mendjes, që është i gatshëm të grushtohet sa herë që i preket idhulli i tij , Berisha dhe që është thirrur për të bërë sherr për liderin e tij, Bashën.

Të presësh hajr nga Flamur Noka në Shkodër është njëlloj si të dërgosh një rreshter për të bërë punën e një gjenerali, kur ai, që nga fjala e parë mbetet një kapterr që ëndërron të bëhet rreshter.

Delegimi i Nokës në Shkodër është turpërues për degën, ku nuk dua të ndërhyj dhe në të cilën po përgatiten spastrimet e mëdha, të të gjithë atyre që kanë një emër, që kanë një kokë që mendon, që nuk venë si berrat pas kumbonës së Flamur Nokës. Se Noka vetëm kumbonës i bie.

Basha nuk e ka dërguar rastësisht Nokën në Shkodër. Në fakt ai hyn ndër ato liderë që nuk ka një histori të tijën në PD dhe as që ka ngritur ndonjëherë diçka nga fillimi. Atij i është dorëzuar një forcë politike si një pajë martesore dhe kështu e koncepton edhe më tej partinë. Ai mendon se, ashtu si u vendos ai përmes dhunës, ashtu, përmes forcës e jo mendjes, mund të bëjë çka do, të bëjë sherr, të fusë njerëzit në përleshje, të çirren dhe të sakatosen njerëzit.

Ndaj ka deleguar Flamur Nokën, të cilin , ende askush, nuk e mban mend për një fjalë të mënçur, figura e të cilit duket vetëm kur , me gruhta shtërnguar i afrohet foltores parlamentare gati për t’u ndeshur, kur zëri i tij ngrihet për të thënë “xhevahiret” e rradhës apo kur zberthehet për të “lagur” në mjediset kopshtore të parlamentit.

Është e mundur që Basha kërkon t’ua bëjë dhuratë socialistëve qeverisjen e këtij qyteti, ndoshta për inat të ndjekësve të Topallit, ashtu si është krejt e mundur që synon të vendosë në drejtimin e saj njerëz pa ide, pa mendim, trushkulur, ashtu si njeriu që ka deleguar.

Shkodra nuk e meriton Flamur Nokën. Në fakt, ajo nuk e meriton as Lulzim Bashën, por ai u ka rrjedhur nga lart, si një e keqe që nuk davaritet dot nga poshtë.

Por të durosh Flamur Nokën, kur dikur, dekada më parë, nuk pranonin as Bajram Currin, në mos për të qarë, është për të qeshur. Por, për të qeshur nga vaji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENIS DYRNJAJA/ Nuk është e lehtë të jesh krenar që je shqiptar!
Previous article YLLI MANJANI/ Një sugjerim për opozitën dhe jo vetëm

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k