• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Kuvendit tonë nuk i duhet Kodi i Etikës
Home
Blog

BEN ANDONI/ Kuvendit tonë nuk i duhet Kodi i Etikës

October 18th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ben Andoni

Parlamenti i një vendi është institucioni, ku fjala e ligjvënësve duhet të ketë gati peshën e një ligji. Kjo është arsyeja pse një qenie e cila e njeh shtetin, sapo haset me një parlamentar, i drejtohet me cilësimet më të lartë të etiketës.

Gjithsesi, kjo nuk të vjen asesi nëpërmend kur hasesh me shumë prej parlamentarëve shqiptarë, pasi gjuha e tyre jo thjesht lë shumë për të dëshiruar, por edhe ajo që kumton para ekranit dhe në publik është larg cilësimit: ligjërim qytetar. Për fat të keq, shumica e ligjvënësve tanë, nuk e ka idenë se fjala në parlament ka pasoja. Dhe pasojat dihen: diskursi i parlamentit dhe madje deri fjalori rrugaçëror përdoret lirisht, duke e marrë si shembull parlamentin në shumë fasha të shoqërisë, kurse mënyra e vrazhdë dhe deri harbute sesi i pritet fjala apo ofendohet deputeti në parlament është “inspiruese” në shumë struktura të shtetit shqiptar.

Në një nga Nenet, precizohet se […] Ndalohet rreptësisht përdorimi i fjalëve fyese apo tallëse ndaj tjetrit dhe ndëshkohet me dënime të rënda. Kjo nuk ndodh dhe nuk ka gjasa të ndodhi, sepse fjalët e rënda dhe fyerjet i kumtojnë së pari tre VIP-at e politikës shqiptare, Rama, Berisha dhe Basha dhe me rrallë pastaj Balla etj. Është afërmendsh, që parashtrimi i një neni të tillë përkon me faktin që t’i japë kuvendit peshën e domosdoshme si institucion i dëgjimit të diskursit, retorikës dhe diskutimit. Kjo është e pamundur, me atë forcë absolute që kanë krerët e politikës sonë mbi të gjithë strukturat e shtetit shqiptar. Kurse Kodi i Etikës, i sapo miratuar, duhej të ishte baza ku do mbështetej mbarëvajtja e  parlamentit, që nëse nuk e respektonte, automatikisht as nuk duhet ta kishte funksionin e vet ligjvënës.

Me çfarë shihet, kjo është relativizuar dhe duhet vlerësuar përpjekja disa vjeçare e OSBE/ODHIR për ta maturuar dhe sjellë në parlament, që Kuvendi i Shqipërisë, e miratoi vetëm me votat e shumicës parlamentare në datën 5.4.2018.

Për fat të keq, Kodi fillimisht nuk u zbatua sepse mungonte një udhëzues për normat e sjelljes në parlament. Në një nga nenet e tij thuhej se ‘Byroja e Kuvendit, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Kodi, nxjerr udhëzuesin e detajuar për sjelljen në Kuvend’. Këtu ishte gracka e fundit e deputetëve tanë sepse mungonte udhëzuesi i detajuar. Edhe nëse gjithçka do të ishte në drejtimin e duhur, ky kod teknikisht kurrë nuk do të funksionojë. Kodi është një rregullore për të cilin pakkush ka nevojë në parlament.

Është e vështirë në Shqipëri me nivelin që ekziston dhe principet morale që ballafaqohen, të ketë një udhë të mirë për sjelljen e një individi politik. Për fat të keq, ajo fillon që tek zyrtarët e lartë të partive dhe kryetarëve të tyre, që tashmë janë në funksione gati sunduese, pasi vendosin për gjithçka. Që do të thotë se retorika e mbushur me banalitetet, që u dëgjua dhe orët e fundit në Bruksel, na bën të gjykojmë se parlamentarët shqiptarë kanë të drejtë të flasin e të vendosin për gjithçka, por pa Kod Etike. Ndaj kjo e fundit, duhet të gjendet një mekanizëm për ta hequr në mënyrë që parlamentarët të gjejnë vetë mënyrën sesi e shikojnë njëri-tjetrin. Me pak fjalë, Kodi Etik është i tepërt për parlamentin tonë. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Axhenda “Rama” spostoi Babalen dhe opozitën
Previous article ASTRIT PATOZI/ Shpifja mundet vetëm duke u izoluar

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k