• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
KLODIAN TOMORRI/ Vitet që humbasin shqiptarët në shkollë
Home
Blog

KLODIAN TOMORRI/ Vitet që humbasin shqiptarët në shkollë

October 15th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Klodian Tomorri

Për shumë vite me radhë ekonomistët kanë përdorur numrin mesatar të viteve të shkollës për të krahasuar kapitalin human mes vendeve. Për shembull nëse një shqiptar bën mesatarisht 10 vite shkollë, por një grek bën 13 vjet, supozohej automatikisht se Greqia ka një nivel më të lartë të kapitalit human, rrjedhimisht një force punëtore më të kualifikuar, rrjedhimisht nivel më të lartë të zhvillimit ekonomik.

Por më vonë ekonomistët vunë re se numri mesatar i viteve të shkollës nuk arrinte të shpjegonte dot diferencat e kapitalit human nga njëri vend në tjetrin. Kjo për faktin e thjeshtë se numri i viteve në shkollë anashkalon cilësinë e te mësuarit.

Për të zgjidhur këtë handikap, ekspertët e Bankës Botërore, propozuan një indikator të ri të quajtur “Learning-adjusted Years of School”, pra numri i viteve të shkollës i korrektuar me nivelin e dijeve të marra. Formula e propozuar ishte e thjeshtë. Treguesit të viteve të shkolles ju integruan rezultatet e testit të PISA-s, një konkurs mbarëboteror, që mat nivelin e dijeve të nxenesve 15-vjeçar në çdo vend të botës.

Duke marrë si benchmark Singaporin, vendin e parë në testin e PISA-s, studiuesit mund të krahasonin diferencën e dijeve për të njëjtin numër vitesh shkolle mes nxenesve nga vendet e ndryshme, ose anasjelltas. Sa vite më shumë në shkollë u duheshin nxënëve të një vendi X për të arritur nivelin e dijeve të bashkëmoshatarëve të tyre nga Singapori.

Treguesi i përftuar quhet hendeku i dijes. Një indikator pak a shumë i ngjashëm me hendekun e Prodhimit, i cili mat diferencën mes potencialit të prodhimit që ka një ekonomi dhe nivelit real që ajo prodhon.

Por cilat janë rezultatet për Shqipërinë? Sipas Bankës Botërore një shqiptar bën mesatarisht 13 vite shkollë. Por kur axhustohet për nga niveli i dijeve që nxe, shifra ulet në vetëm 8.9 vjet. Për ta thënë më thjesht, ne shpenzojmë 13 vite në shkollë, por mësojmë sa për 8.9 vite. Pra çdo shqiptar humbet mesatarisht 4.1 vite në shkollë.

Ky është një shpërdorim i tmerrshëm kohe, energjish dhe kostosh, të cilin ne e paguajmë për shkak të cilësise mizerabel të sistemit tonë arsimor. Për të patur një ide me të qartë, vetëm për 400 mijë nxënësit që janë në shkollat fillore dhe të mesme të vendit, Shqipëria humbet 126 mijë vite arsimore në vit.

Impaktet e një shpërdorimi të këtyre përmasave janë katastrofike. Jo vetëm në termat e shpenzimeve, energjisë dhe kohës së humbur, por mbi të gjitha në aspektin e pasojave qeë cilësia e keqe e sistemit arsimor ka në zhvillimin afatgjatë të vendit dhe shoqerisë. Duke parë këto rezultate pyetja që lind natyrshëm është; shkollat tona ndërtojnë apo shpërdorojnë kapital human?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PETRIT BROKAJ/ Po kur të vish në Vlorë, çfarë do thuash për Sali Berishën zoti Meta?
Previous article KRISTO ZHARGALLIU/ V.I.P-at e Tiranës, maskarenjtë që e kanë bërë shqiptarin të urrejë vendin e tij

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k